Mjekët e mbingarkuar dhe siguria e pacientëve

E Shtunë, 02 Shkurt 2013
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

PLANNING FOR THE ENDNjë studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) ngre pyetje shqetësuese në lidhje me cilësinë e kujdesit kur njeriu ka më shumë nevojë. Studimi morri në shqyrtim mjekë në mbi 500 spitale.

– 40 % e tyre thanë se kishin shumë pacientë për t’u kujdesur – kjo u ndodhte të paktën 1 herë në muaj
– 36 % thanë se kjo mbingarkesë u ndodhte 1 herë në javë.
– 25 % e mjekëve raportuan se mbingarkesa i pengonte për të diskutuar plotësisht mënyrat e trajtimit me pacientët dhe familjet e tyre.
– 20 % thanë se kishin urdhëruar kryerjen e procedurave ose analizave të panevojëshme sepse u mungonte koha për t’a vizituar pacientin personalisht.
– 5 % e mjekëve pohuan se për shkak të numrit tepër të madh të të sëmurëve që kishin nën kujdes, një pacient u kishte vdekur.

2 responses to “Mjekët e mbingarkuar dhe siguria e pacientëve”

  1. GRAMOZ says:

    Mjeket ne te gjithe boten jane tejngarkuar nga semundjet e ndryshme qe si shkak kane krizen ekonomike,ndryshimet klimaterike nga ngrohja globale dhe ndryshimi i te ushqerit dhe kombinimi i vlerave ushqimore dhe ne bote ka nje depresion dhe krize shprese ,kjo ben qe mjeket te jene te mbingarkuar dhe te mos te percaktoje diagnozen e sakte..

  2. zerina says:

    Me ne fund nje studim inkurajues per mjeket. Pa neglizhuar kujdesin per pacientin, desha te shtoja se cdo mjek e deshiron shume suksesin ne profesion, Por organizimi i punes ne institucione shendetsore kerkon angazhim te madh te te gjitha instancave

Leave a Reply to GRAMOZ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728