Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përdorimi i tepruar i alkoholit është përgjegjës për 4% të barrës globale të sëmundjeve, dhe pirja sidomos për qejf po bëhet një problem në rritje për shëndetin. Një studim i botuar në revistën Cortex thekson ndryshime të rëndësishme që ndodhin në strukturën dhe funksionin e trurit, të cilat mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i alkoolit mes të rinjëve/të rejave.
Shenjat funksionale të dëmtimit të trurit nga keqpërdorimi i alkoolit tek moshat e reja përfshijnë kryesisht deficite në të mësuar, dëmtime në kujtesën vizuale, dhe ne funksionet vendimarrëse. Funksione të tilla kontrollohen nga strukturat hippocampus dhe ballore të trurit, të cilat arrijnë pjekurinë a formimin e plotë kur njeriu bëhet rreth 25 vjeç. Shenjat strukturore të keqpërdorimit të alkoolit tek rinjtë përfshijnë tkurrjen e trurit dhe ndryshime të konsiderueshme në materien e bardhë.
Mendohet se mosha e lejuar për përdorimin e parë të alkoholit është shkaku kryesor për pirje të tepruar, abuzim a keqpërdorimin të alkoholit. Por sipas studiuesve, ndryshimi i moshës ligjore për pijet alkoholike nuk është përgjigje ndaj problemit. Në Australi, për shembull, mosha ligjore që e lejon një person të pijë alkohol është 18 vjeç, ndërsa në Amerikë, 21 vjeç. Por pavarësisht diferencës prej 3 vitesh të moshës ligjore, problemet e lidhura me alkoholin janë të njëjta në të dy vendet.
Autorët e studimit theksojnë nevojën për ndërhyrje më të hershme, duke identifikuar shenjat e rrezikëshme të prirjeve për alkohol, kur individët ndodhen ende në fazat e cënueshme të zhvillimit të trurit.
One response to “Alkoholi – problem në rritje”
Sot ne boten globale ku kriza ekonomike eshte e thelle dhe te rinjte jane te papune fillojne te pijne alkol duke i shtuar dozat sjellin depresion psiqik ku kemi aksidente automobilistike dhe krime ordinere,kjo vjen ne shkaterimin e sistemit trunor …