Ushqimi si hormon dhe dieta

E Premte, 22 Shkurt 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pastaNjë pjatë makaronesh me mish është më shumë se ushqim i shijshëm. Pjata përmban karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Por ajo gjithashtu përmban kimikate që dërgojnë sinjale delikate dhe udhëzime për qelizat në trup. Ka kohë që shkencëtarët janë duke punuar se si se të kuptojnë më mirë ndikimin e dietës në shëndet, duhet të marrë parasysh këto sinjalet që ushqimi dërgon në organizëm.

Qelizat flasin me njëri-tjetrën në një gjuhë të ndërlikuar. Ato komunikojnë nëpërmjet mesazheve kimike duke udhëzuar njëri-tjetrën si të shtohen, rriten, lëvizin dhe si t’u përgjigjen kërcënimeve. Dihet se problemet në komunikimin ndër-qelizor mund të çojnë në sëmundje të tilla si diabet dhe kancer. Mesazhet mes qelizave marrin shumë forma, përfshi hormone dhe molekula të ngarkuara të quajtura jone. Qelizat gjithashtu dëgjojnë sinjalet që vijnë nga jashtë trupit, si ato nëpërmjet ushqimit.

Studimet e fundit tregojnë se molekulat e gjetura në ushqim mund të ndryshojnë komunikimin mes qelizave. Për shembull, në vitin 2010 një ekip studiuesish në Kaliforni dhe Japoni zbuloi se acidi yndyror omega-3 në ushqim lidhet me një proteinë të veçantë në sipërfaqen e qelizës. Proteina, e quajtur GPR120, gjendet në indet e muskujve dhe në adipozë (lloj dhjami). Kur acidi yndyror omega-3 i ngjitet kësaj proteine, ky acid vepron si një çelës që gjen në proteinë kyçin e vet dhe si rrjedhim proteina GPR120 krijon një reaksion zinxhir të zhvillimeve qelizore që mbrojnë trupin nga pesha e tepërt dhe pezmatimet.

Kuptimi i ndikimit të ushqimit në qeliza mund të ofrojë një mënyrë më të mirë për përgatitjen e dietave, thuhet në studim, dhe se një dietë e veçantë që ul rrezikun e prekjes nga mbipesha mund të mbrojë edhe nga diabeti.

Autorët argumentojnë se efektet e ushqimit në trup janë aq komplekse dhe specifike se një vakt është pothuajse si një koktej të hormoneve.

Hormonet janë substanca kimike që derdhen përmes ushqimit nga një ind ose gjëndër dhe udhëtojnë përmes gjakut ose lëngjeve për të arritur një pjesë tjetër të trupit. Atje, ato udhëzojnë qelizat për të prodhuar qeliza të tjera, kimikate dhe se si të veprojnë. Megjithëse, komponentet e ushqimit nuk prodhohen në trup, ato mund të nxisin reagime specifike të qelizave, duke i bërë ato të ngjashme me hormonet.

Metafora e ushqimit si hormon është interesante, thonë shkencëtarët, sepse në fakt ushqimi është një grumbull bio-kimikatesh dhe përpjekja për t’i ndarë ato krijon përshtjellim më vete.

Për dekada, shkencëtarët po përpiqen nëpërmjet studimeve për të kuptuar se në ç’mënyrë ushqimi rregullon dhe ndikon qelizat e trupit. Sfida e shëndetit publik është që nga rezultatet e studimeve të tilla të nxjerrë udhëzime të sakta dietike.

Shkencëtarët thonë se rekomandimet aktuale dietike nuk përfillin gjetjet më të reja: Për shembull, Shoqata Amerikane e Zemrës (American Heart Association) këshillon që njerëzit të hanë peshk, sepse acidi yndyror omega-3 lidhet me shçëndetin e zemrës, përfshi pakësimin e rrezikut për rrahje jonormale dhe uljen e tensionit – dhe këto udhëzime, e të tjera, i bazon në vëzhgimin e gjendjes shëndetësore të grupeve të gjera të popullatës, dhe jo duke u nisur nga roli i ushqimit.

Autorët thonë se mesazhet dietike për publikun duhet të jenë të thjeshta, prandaj punonjësit e shëndetit publik duhet gjithashtu të jenë të informuar mbi veprimin e ushqimit si hormon.

Acidet yndyrore nuk janë vetëm hormon si element ushqimor. Aminoacidet mund të aktivizojnë një reaksion zinxhir qelizor që lidhen me rritjen e qelizave dhe insulinën. Vitamina D dhe vitamina të tjera lidhen me reagimin imunitar të organizmit.

Ideja se ushqimi vepron si një koktej hormonesh krijon një bazë për kërkime të mëtejshme, thonë ekspertët, ndërkohë që për qëllime praktike ata rekomandojnë ende dieta të shëndetshme me shumë perime, me ushqime relativisht të papërpunuara dhe kalori të balancuara.

Burimi kryesor: Scientific American

One response to “Ushqimi si hormon dhe dieta”

  1. GRAMOZ says:

    USHQIMET NE KOHET E SOTME DUHET TE PARE NE NEVOJAT QE KA ORGANIZMI KU INTERFEROHET NGA QELIZAT NE METABULIZMIN ,KETO JAPIN PREFERENCA NE USHQIME TE CILAT PLOTESOJNE PROCESET BIOKIMIKE NE PROTEINA KU TE PERFSHIHEN TE GJITHE AMINOACIDET ESENCIALE DHE KARBOHIDRATET.KA SHUME STUDIME PER DIETAT USHQIMORE POR ESHTE METABULIZMI QE PERCAKTON USHQIMIN QE ESHTE I SHIJSHME APO JO I SHISHME,PRA KA NJE ANTAGONIZEN INTERECPTORET,HEQJA NGA MENYJA E USHQIMEVE SHTAZORE KU PERMBAJNE ACID STEARIK TE NGOPUR KU SHKAKETON PROBLEME NE PUNEN E ZEMRES DHE TENSION TE LARTE APO TEJNGOPJA ME KARBOHIDRATE SHKATON DIABETE DUHET NJE KOMBININ MIDIS USHQIMEVE ME ORIGJINE SHTAZORE DHE ATO BIMORE DUKE JA LENE ME SHUME ATYRE BIMORE.POR METABULIZMI ESHTE BAROMETRI I KERKESE OFERTE PER USHQIME ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728