Bakter i lashtë rezistues

E Diel, 03 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

BACTERKatër miliardë vjet më parë, menjëherë pasi planeti u ftoh mjaftueshëm për të filluar jeta, qelizat mund të jenë përtërirë dhe ndarë nëpërmjet mekanizmit të proteinave apo mureve qelizorë. Por një studim i ri shqyrton saktësisht se si këto qeliza primitive mund të kenë evoluar, pa patur nevojë për struktura të tilla të rëndësishme siç janë muret qelizorë.

Ndërsa shumica e baktereve kanë mure qelizore, ka disa baktere që mund të bëjnë edhe pa mure të tilla, dhe që ndryshojnë duke marrë formën L. Muri qelizor është membranë që rrethon qelizat dhe i mbron ato të ruajnë formën e tyre. Pikërisht kjo membranë vihet në shënjestër nga antibiotikët që sulmojnë bakteret përgjegjëse për shumë sëmundje infektive. Dhe bakteret reagojnë duke marrë formën L për t’i rezistuar goditjes së antibiotikëve.

Studimi i botuar në revistën Cell thotë se qelizat në formë L shumëfishohen ose riporodhohen pa patur nevojë për ndonjë proteinë bazë. Studimi hedh dritë mbi mënyrën se si qelizat shumë primitive mund të jenë përhapur në ditët e hershme të zhvillimit.

Ndryshimi më i spikatur lidhur me gjendjen L-formë është mënyra se si bakteret shumëfishohen. Edhe pse mutacionet gjenetike që lidhen me gjendjen L-formë janë identifikuar, pak dihet rreth mekanizmave molekulare themelore që ripërtërijnë a i shumojnë ato.

Studimi hap rrugën për të kuptuar se si bakteret në formë L shkaktojnë sëmundje dhe u rezistojnë antibiotikëve. Autorët thonë se studimi gjithashtu ofron një sistem model për eksperimentet e ardhshme që synojnë eksplorimin e mekanizmave të mundshëm në ripërtëritjen e qelizave primitive të cilat mund të kenë ekzistuar përpara shpërthimit të jetës bakteriale në planet, gati katër miliard vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031