Shpresë e re për trajtimin e kancerit të trurit

Sunday, 07 April 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

lazer therapyNjë studim i vogël po nxit shpresa të mëdha për disa pacientë me një lloj shumë agresiv të kancerit të trurit.

Për shumë kancere ende nuk ka shërim. Një prej tyre, është kanceri shumë agresiv i trurit i quajtur Glioblastoma shumë -formëshe. Ky lloj kanceri u bë shkaktar për vdekjen e Senatorit Edward Kennedy më 2009.

Statistikat tregojnë se glioblastoma shumë -formëshe është përgjegjëse për 15 për qind  të të gjithë kancereve të trurit. Koha e mbijetesës me këtë lloj kanceri është e shkurtër dhe shumica e pacientëve vdesin 12 deri në 15 muaj pas diagnoztikimit të parë.

Shkencëtarët në Klinikën Cleveland sjellin shpresa me një trajtim të ri bazuar në teknologjinë e terapisë termale me lazer, e cila është përdorur prej vitesh për trajtimin e llojeve të tjera të kancerit.

Shkencëtarët thonë se mënyra e tyre e trajtimit mund të zgjasë kohën e mbijetesës së pacientëve me kancer në tru.

Deri tani, vetëm 10 pacientë kanë marrë këtë trajtim eksperimental. Shumica e tyre treguan efekte pozitive brenda 2 ditëve, në krahasim me 3 – 6 muaj që pritet për të parë efektet e trajtimit me rrezatim tradicional.

Dhe ajo që është më e rëndësishme; gjatësia e mbijetesës së pacientëve u dyfishua, dhe vetëm 2 pacientë përjetuan probleme afatgjata.

Megjithatë, kjo është vetëm faza e hershme e eksperimentit me një numër të vogël pjesëmarrësish. Studiuesit thonë se prova shtesë nevojiten para se mënyra e re e trajtimit të rekomandohet për përdorim me një grup më të madh pacientësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2013
M T W T F S S
« Mar   May »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930