Të qenit aktiv paracaktohet nga tiparet gjenetike

Tuesday, 09 April 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

physicalStudimet tregojnë se 97 për qind e të rriturve amerikanë kryejnë më pak se 30 minuta ushtrime fizike në ditë – 30 minuta është koha minimale e rekomanduar për shëndet të mirë.

Një studimi i ri nga shkencëtarë në Universitetit e Missourit tregon se tipare të caktuara gjenetike mund t’i bëjnë njerëzit për të qenë më shumë ose më pak të motivuar për  aktivitete ose ushtrime fizike.

Autorët thonë se këto të dhëna mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm në identifikimin e shkaqeve të tjera për mbipeshë trupore, veçanërisht kur mbipesha po bëhet gjithnjë e më problematike mes fëmijëve. Shkencëtarët shpresojnë se duke ditur që në moshë të herëshme nëse një person është i predispozuar gjenetikisht për të mos u ushtruar fizikisht, atëherë edhe masat parandaluese të mbipeshës mund të jenë më të efektshe.

Në studimin e publikuar në “American Journal of Physiology“, shkencëtarët thonë se tek minjtë në laborator në një pjesë të trurit, mes 17 mijë gjenesh ata identifikuan 36 gjene që mund të luajnë rol në predispozimin për motivimin e aktivitetit fizik.

Tani që studiuesit kanë identifikuar këtë grup gjenesh, ata planifikojnë për të vazhduar studimin e tyre për të shqyrtuar efektet e çdo gjeni në motivimin për të ushtruar, së pari tek minjtë në laborator dhe më pas tek njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2013
M T W T F S S
« Mar   May »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930