Qëndrimi ulur dhe gratë e moshuara

Friday, 12 April 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

seatingDëshmi të reja se qëndrimi ulur dëmton shëndetin, veçanërisht të grave të moshuara.

Një studim në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë mbështetet në një sondazh mes 71 mijë grave nga mosha 50 deri në 79 vjeç, të cilat u pyetën se sa orë në ditë qëndronin ulur. Studime zgjati 12 vjet.

Shkencëtarët zbuluan se gratë që qëndronin ulur për 10 orë ose më shumë në ditë ishin në rrezik për të pësuar goditje në zemër ose në tru –  rreziku ishte më lartë veçanërisht për gratë mbipeshë dhe mbi 70 vjeç.

Në krahasim me  gratë më aktive të cilat qëndronin ulur për pesë orë në ditë ose më pak, gratë që qëndronin ulur 10 orë ose më shumë ishin 63 për qind më shumë në rrezik për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.

Autorët sugjerojnë se ngritja herë pas here nga qëndrimi ulur, qoftë edhe thjesht duke qëndruar në këmbë ose duke kryer ecje të shkurtëra mund të sjellë ndryshim  pozitiv në shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2013
M T W T F S S
« Mar   May »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930