Operacionet bariatrike për humbje peshe

E Diel, 05 Maj 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

bariatricForma më popullore e kirurgjisë bariatrike për humbje peshe përfshin ngushtimin e pjesës së sipërme të stomakut duke përdorur pajisje të posaçme. Kjo e lejon pacientin për të ngrënë vetëm sasi të vogla ushqimi dhe siguron pakësimin e oreksit.

Tani për tani, Administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) miraton metodën bariatrike të operimit vetëm për njerëz tepër mbi peshë. Por mjekët janë duke studiuar të dhënat e reja të vëna në dispozicion nga firma Allergan që prodhon këto pajisje të posaçme. Sipas të dhënave të kompanisë Allergan, operacionet bariatrike mund të kryehen edhe për njerëzit që nuk janë tepër mbipeshë.

Statistikat kanë treguar se një vit pas operacionit, gati 85 përqind e pacientëve humbasin gati 30 për qind të peshës trupore dhe dy të tretat e pacientëve që kishin arritur peshën normale, gjithashtu kishin nivele të ulëta të kolesterolit, hipertensionit dhe diabetit. Megjithatë, ekspertët thonë se operacionet bariatrike duhet të vlerësohen me shumë kujdes pasi mund të sjellin rreziqe serioze për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2013
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031