Hani mëngjes…

E Hënë, 22 Korrik 2013
5 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TENSIONIMos ngrënia mëngjes mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mëngjesi është vakt i rëndësishëm i ditës, thuhet në një studim të Harvardit, pas vëzhgimit për 16 vjet të më shumë se 26 mijë personave pa sëmundje të zemrës. Gjatë atyre viteve, më shumë se 1500 prej tyre pësuan një goditje në zemër.

Sipas studimit, njerëzit që anashkaluan vaktin e mëngjesit ishin 27% më shumë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës sesa ata që hanin në mëngjes.

Në përgjithësi,  njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë zakone të këqia shëndetësore, dhe se përkeqsojnë shëndetin e zemrës duke u bërë mbipeshë ose me tension të lartë të gjakut

Mbipesha dhe tensioni i lartë janë njohur si faktorë  rreziku. Studimi këshillon, një zgjim 15 minuta më herët se zakonisht për t’i dhënë kohë vetes për të ngrënë mëngjes.

5 responses to “Hani mëngjes…”

  1. Neby says:

    Babai im ka ngrene mengjesin per 52 vite rregullisht gjithashtu edhe vellau 47 vite dhe prapseprap kane vdekur ne kete moshe nga semundja e zemres, ne çfare te besoj une tani?!

  2. astritlulushi says:

    “Hani mengjes”..eshte nje rekomandim i dale nga vezhgime mbi baza shkencore, qe mendohet se ul rrezikun e goditjeve ne zemer e tru, por nuk thote se e eleminon ate. Gjerat jane me te komplikuara sesa duken:(

    • Neby says:

      Flm Astrit, po e kam kuptur qe medicina nuk di çdo gje per fenomenin njeri. Klb 🙂

    • Phaino says:

      Nebi, pak a shumë të gjitha llojet e sëmundjeve kanë dy baza apo shkaqe fillestare. Gjenet dhe ambientin. Në këtë rast, dikush do të thoshte se, parë në retrospektivë, sado që një pjesë e faktorit ambiental ishte përmirësuar – sepse tek faktori ambient kemi edhe stresin etj – faktori gjenetik bën kurrsesi pjesën e vet, që në vartësi të gjeve që individi ka, ushtron edhe influencën.

      Gjthsesi, në pamundësi për të lexuar studimin, mund të ketë patur edhe faktorë dyzues, confounding factors, si psh fakti se individët që hanë mëngjz kanë qenë më të kujdesshëm ngaj shëndetit apo sjelljeve korrekte, krahasuar me të tjerët. Pra nuk di se si e kanë mbajtur apo verifikuar këtë faktor dyzues kërkuesit, sepse mund të jetë kështu, por mund të jetë edhe se ngrënia e mëngjezit ka qenë vetëm një nga shumë faktorët pro-shëndet , pra kundër-sëmundje të zemrës…

      Gjithsesi..

Leave a Reply to astritlulushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2013
M T W T F S S
« Jun   Aug »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031