Jeta në Tokë, më e herëshme sesa mendohej

E Martë, 23 Korrik 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

lifeonearthSipas urtësisë shkencore konvencionale, bimësia dhe krijesat lindën në tokë vetëm para 500 milionë vjetësh kur ndodhi ajo që njihet si Ngjarja e Madhe e Oksidimit. Para kësaj periudhe, ajri ishte pa oksigjen, dhe toka ishte e shkretë si planeti Mars sot.

Tani thuhet se kjo datë është jo e saktë. Shkencëtarë gjeologë në Universitetin e Oregonit, kanë paraqitur dëshmi se jeta në tokë është 4 herë më e vjetër sesa mendohet. Sipas tyre jeta në tokë lindi rreth 2 miliardë vjet më parë. Ata e bazojnë këtë hipotezë në disa organizma të fosilizuar, që i zbuluan gjatë gërmimeve në Afrikën e jugut.

Këto fosile ngjajnë me organizmat moderne të quajtur Geosiphon; kërpudha me një zgavër në qendër e mbushur me cyanobakteria. Shkencëtarët e dijnë se ‘cyanobakteria’, por jo kërpudha, i përket të njëjtës moshë gjeologjike prej 2.2 miliardë vjetësh.

Studimi botuar në revistën ‘Precambrian Research‘ thotë se fosilet e reja vendosin një standart të ri mbi fillimin e gjelbërimit në Tokë, duke e shtyrë shumë prapa këtë periudhë, në vitet 2.2 miliardë, kur niveli i oksigjenit në ajër filloi të rritej pak nga pak deri në 5 për qind, duke mundësuar lindjen e organizmave të thjeshta. Sot ajri në Tokë përbëhet nga 21 për qind oksigjen.

Rëndësia e këtij zbulimi, thonë ekspertët, është se hap dyer të reja për kërkime në lidhje me zanafillin e jetës në Tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2013
M T W T F S S
« Jun   Aug »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031