Mikelanxhelo dhe Kapella Sistine

E Premte, 01 Nëntor 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Hands of God and Adam1 nëntor 1512 – Në Rome, tregohet për herë të parë për publikun tavani i Kapelës Sistine, mbushur me piktura të realizuara nga Mikelanxhelo Buonaroti.

Tavani përmban disa mijëra piktura, më e famshmja prej të cilave është “Krijimi i Adamit”, që tregon momentin kur Perëndia zgjatet per t’i dhënë Njeriut të parë “dorën e fundit” (disa thonë, intelektin).

Kjo është një nga kryeveprat e artit të Rilindjes italiane, që Mikelanxhelo e krijoi pikërisht kur krenohej se ishte vetëm skulptor, ndërsa punën e piktorit e bënte me urdher te Papes. “Nuk jam për këtë punë – nuk jam piktor”, shkruante ai i dëshpëruar më 1510, dy vjet pasi kishte përfunduar më shumë se gjysmat e pikturave në tavanin e Kapellës Sistine –

Votimi për zgjedhjen e Papës zhvillohet në këtë Kapellë afër Vatikanit – Quhet “Sistine” (sheshuar) nga shprehja Sixtus, latinizim i greqishtes “gialismerno” (lëmuar. me mure të lyera, të suvatuara ose ‘patinuara’) – Kapella u ndërtua në vitet 1470, kur në krye të Kishës Katolike romane ishte Papa Sixtus IV.

One response to “Mikelanxhelo dhe Kapella Sistine”

  1. Izet says:

    Shume i mire si info por nk esht ai qe une kerkoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2013
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930