Rose Wilder & “Majat e Shalës”

E Premte, 07 Shkurt 2014
2 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

LAURA_OVAL_FRAMEMë 7 shkurt 1868 – Në Mizuri, lindi Laura Elizabeth Ingalls Wilder, shkrimtare amerikane, e njohur veçanërisht për serinë e romaneve për fëmijë “Little House on the Prairie” bazuar në fëmijërinë e saj gjatë mesit te shekullit të XIX në perëndimin amerikan. Në këto romane bazohet edhe seriali i njohur televiziv “Little House on the Prairie”. Librat mbajnë emrin e shkrimtares Laura Ingalls Wilder (vdiq 1952) por nga kritika është pranuar gjërësisht, se ato janë shkruar me nxitjen dhe kujdesin redaktues të vajzës së saj, Rose Wilder Lane. Dhe Rose është e njohur për shqiptarët.

Rose Wilder LaneGjatë luftës së parë botërore, Rose Wilder Lane shërbeu si infermiere e Kryqit të Kuq amerikan në Shqipëri. Ky duket se ishte edhe takimi i saj i parë me banorët dhe natyrën e këtyre trojeve. “Kalifornia, Mizuri dhe Ballkani janë vendet e mia”, do të thoshte ajo më pas.

Në vitin 1921, Rose, vizitoi luginën e Shalës në Shqipërinë veriore së bashku me disa punonjës të Kryqit të Kuq me shpresë për të krijuar një rrjet shkollash në këtë rajon të thellë malor. Atje, Rose birësoi edhe 10 vjeçarin Rexh Meta, banor i atyre anëve, i cili së bashku me të atin shoqëronte vizitorët amerikanë në këtë udhëtim. Rexha do të rritej e shkollohej nën kujdesin e amerikanes së njohur.

Kur Rexh Meta përfundoi shkollën teknike të Fulzit në Tiranë më 1927, Rose Wilder Lane, e dërgoi Rexhën për studime në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Pas diplomimit, Rexha kthehet në Shqipëri, ku martohet dhe bëhet me fëmijë, vajzë që ia vuri emrin, Bora Rose. Kur filloi lufta e Dytë botërore, lidhjet e Rose Wilder Lane me djalin e saj u ndërprenë.

Në vitin 1945, kur vendi dukej se cfarë drejtimi po merrte, Rose i kërkoi ish presidentit Herbert Hoover, që t’a ndihmonte për të tërhequr Rexhën dhe familjen e tij nga Shqipëria. Por përpjekjet e saj nuk patën sukses. Rose Wilder Lane (1886 – 1968) la pas edhe shume libra, mes të cilëve “Peaks of Shala” rreth përvojës dhe vëshgimeve të saj etno-kulturore në Shqipëri.

2 responses to “Rose Wilder & “Majat e Shalës””

  1. Ilir Seci says:

    Rexhe Meta (Ulaj) per te cilin u kujdes Rose Wilder Lane ka qene jetim nga Vuthajt ikur nga perndjekja sllave.Rexha u shkollua fale ndihmes se madhe te Miss Lane.Ne 1945 ne kohen kur Rose Wilder Lane ka nderhyre te Presidenti amerikan qe ta ndihmoje familjen e Rexhe Metes ai ka qene i burgosur nga komunistet.Rexha,si intelektual dhe patriot qe punoi për bashkimin e tokave shqiptare arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri menjëherë mbas luftës dhe dënohet me vdekje – dënim ky që pas nderhyrjes amerikane te shtyre nga Rose Wilder Lane u rishqyrtua dhe Rexhë Metë Ulajt denohet me 27 vjet burg, në Burgun Ferr te Burrelit. Gjatë viteve të burgut, familja e Rexhës,gruaja Pertefi,djali Fitimi dhe vajza Bora-Rosa,(te ciles i kishte vene emrin Rose,per Rose W.Lane),kane përjetuar vuajtje të medha.Rexha vdiq me 1985 ne periferi te Tiranës dhe eshte varros në Shkodër.

Leave a Reply to ester Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2014
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728