28 maj 2014 – Maya Angelou, një nga poetët më të njohur të Amerikës dhe autore vdiq këtë ditë, këtë vit, 86 vjeç;
Vetëm, nga Maya Angelou
(shqipërim)
Shtrirë, duke menduar
Mbrëmë
Si t’i gjej shpirtit një strehë
Ku uji nuk është etje
Dhe copa e bukës s’është gur
Arrita në përfundimin
Nuk besoj se e kam gabim
Se askush, kur them, askush
Këtu s’mund t’ia dalë vetëm.
Ka disa milionerë
Paratë s’mund t’i përdorin
Gratë e tyre vetëm qahen
Fëmijët u këndojnë bluz
Kanë mjekë të shtrenjtë
Për të kuruar zemrat prej guri.
Re stuhije janë mbledhur
Erë po fryn
Raca njerëzore vuan
Dëgjoj rënkime,
Sepse askush,
Pra, askush
Këtu s’mund t’ia dalë vetëm.