Gjendja shpirtërore mund të ndikojë mënyrën si ecim – rënia e shpatullave nëse jemi të pikëlluar; ecje sikur kërcejmë nëse jemi të lumtur. Tani shkencëtarët kanë treguar se kjo punon edhe anasjelltas – duke i bërë njerëzit të imitojnë një mënyrë të lumtur apo të trishtuar të ecuri ata mund të ndikojnë gjendjen e tyre.
Dihet se gjendja shpirtërore afekton kujtesën. Klinikisht pacientët në gjendje depresive kujtojnë ngjarjet negative, veçanërisht ato në lidhje me veten e tyre, shumë më tepër se ngjarjet pozitive. Dhe kujtesa e keqe i bën ata të ndihen edhe më keq. Por nëse ky cikël thyhet gjendja depresive ndryshon.
Njeriu është kafshë shoqërore; si i tillë, është i aftë të marrë e të japë informacione nëpërmjet shprehjes së fytyrës, sjelljes dhe lëvizjeve të trupit. Zhvillimi i një kuptim më të mirë biologjik të trurit që përpunon stimuj – duke përfshirë informata nga vetë lëvizjet tona – mund t’i ndihmojë studiuesit të zhvillojnë inteligjencë artificiale më të mirë, dhe të mësojnë më shumë për veten në proces.