Shimpanzetë shohin si njerëzit, me ngjyra, apo ndoshta njerëzit shikojnë si shimpanzetë.
Shumë mutacione gjenetike në pigmentet e syve, ishin të nevojshëm që njerëzit të zhvilloheshin nga një gjitar primitiv në qenie në gjendje për të parë të gjitha ngjyrat e ylberit.
Pas më shumë se dy dekada kërkimesh, shkencëtarët në universitetin Emory (Atlanta, Xhorxhia) kanë një tablo të hollësishme të zhvillimit të shikimit me ngjyra. Ata ndoqën të gjitha rrugët e evolucionit, duke shkuar prapa 90 milion vjet, dhe tani i njohin këto rrugë molekulare në nivel kimik, gjenetik dhe funksional.
Kishte vite që shkencëtarët tërhiqeshin nga të fshehtat e zhvillimit të syrit të njerëzve. Ata filluan me vlerësimin e proteinave të tej-lashta, pastaj kryen eksperimente me to. Kjo teknikë kombinoi mikrobiologjinë me llogaritje teorike, biofizikën me kiminë kuantike dhe inxhinierinë gjenetike.
Rreth 90 milionë vjet më parë, paraardhësit primitivë të njeriut e shihnin botën vetëm me dy ngjyra, të errët dhe të kuqe të errët. Por 30 milion vjet më parë, ata kishin evoluar, duke fituar aftësinë për të parë spektrin e plotë të ngjyrave të dritës.
Studiuesit identifikuan mbi 5000 rrugë të mundshme se si amino acidet mund të ndryshojnë për të sjellë ndryshimet gjenetike që nevojiteshin për të parë me ngjyra.
Evolucioni i shikimit tek gjitarët ishte i ngadaltë, në krahasim me kafshët e tjera, si p.sh. peshku, ndoshta sepse mjedisi i gjitarëve ndryshon shumë më ngadalë.
Për rreth 80 për qind të 5000 rrugëve studimet u ndërprenë për shkak të një proteine jo-funksionala, sepse, thonë kimistët, në se një mutacion ndodh para tjetrit, dy kanale në membranë bllokohen. Në 20 për qind të rrugëve që mbetën të mundshme, paraardhësit e njeriut përdorën vetëm një dhe kjo ndihmoi evoluimin e të parit.
Shkencëtarët thonë se ishte ndryshimi i 3 amino acideve që çoi paraardhësit e njeriut në zhvillimin e një pigmenti të gjelbër, i cili hapi udhën shikimin me ngjyra.
Njeriu i parë (homo sapiens) doli në Afrikë rreth 200.000 vjet më parë, falë ndryshimeve të thella të klimës, kur tiparet e njeriut – sytë që shihnin me ngjyra, truri i madh, ecja drejt mbi dy këmbë, etj. – ishin zhvilluar plotësisht.