Film: Jeta private e Leonardos

E Enjte, 25 Dhjetor 2014
Leave a comment

Leonardo-da-vinciFigura që shihni është vetë-portret i Leonardos – dhe ju mund të mendoni se keni dëgjuar gjithçka në lidhje me njeriun e famshëm të Rilindjes italiane, i cili pikturoi Mona Lisën, dhe mbushi botën me skica të makinave fluturuese. Por shanset janë, se disa fakte për jetën e Leonardo da Vinçit mund t’iu duken të papritura.

Kur da Vinçi vdiq në vitin 1519, ai la më shumë se 6000 faqe ditari të mbushura me shënime personale, lista ushqimesh dhe shaka të këqia. Ai gjithashtu flet për burimet e tij të frymëzimit, dëshirën për famë të përherëshme, dhe zemrën e thyer.

Të gjitha këto ndjenja formojnë bazën për “Inside the Mind of Leonardo”, një film i ri  që filloi të shfaqet këto ditë në kinemate amerikane, me aktorin skocez Peter Capaldi si Leonardo.

Këtu janë disa fakte interesante rreth jetës së da Vinçit

Ai ishte i jashtligjshëm.

Da Vinçi ka lindur më1452 në afërsi të  fshatit Vinçi, në atë që është tani rajoni italian i Toskanës. Nga shumica e burimeve, babai i tij ishte pronar noterie me emrin Messer Piero Fruosino di Antonio da Vinci. Nëna e tij, Katerina, besohet të ketë qenë nga fshati. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se Katerina ishte në fakt robe në pronën ei Messer Pieros.

Prindërit e Da Vinçit nuk u martuan kurrë me njëri-tjetrin. Da Vinçi jetoi me nënën e tij derisa ishte 5 vjeç dhe më vonë u zhvendos në shtëpinë e babait, i cili ishte martuar me një grua tjetër.

Shënimet që ka lënë tregojnë se ai mbajti marrëdhënie disi të largëta me nënën gjatë gjithë jetës në moshë të rritur, dhe shkëmbente letra me të vetëm nga koha në kohë. Shkrimet e tij sugjerojnë një lidhje më të ngushtë me babain, vdekjen e të cilit e ndjeu thellë.

Ai ishte i pashkolluar.

Ndryshe nga artistë të tjerë të njohur të Rilindjes, da Vinçi kurrë nuk mori ndonjë lloj arsimi formal – lexim, shkrim dhe matematikë i mësoi në shtëpi.

Duke u rritur në Toskaninë rurale, da Vinçi kaloi shumë kohë jashtë, ku mrekullohej me natyrën. Shënimet e tij tregojnë se kishte interes veçanërisht të zjarrtë per zogjtë.

Në vitet e rinisë,  artisti nisi të shquhej dhe u dërgua në Firence për të shërbyer si nxënës i Andrea del Verrocchios, piktor i njohur fiorentin. Shumë shpejt da Vinçi u bë mjeshtër. Atje, ai pikturoi një nga engjëjt në vepren e Verrocchio-s “Pagëzimi i Krishtit,” dhe Verrokio u poshtërua aq shumë me talentin e të riut sa kurrë nuk pranoi të pikturojë përsëri.

Shumë nga veprat e tij janë të papërfunduara.

Da Vinçi ishte piktor tejet i ngadalshëm, dhe shumë nga veprat e tij kurrë nuk përfunduan. Varur në një nga Muzetë e Vatikanit është “Shën Hyronimi në shkretëtirë”, vepër e papërfunduar.  Ndoshta më intriguese e punëve të papërfunduara të da Vinçit është piktura “Adhurimi i Magit”, që dyshohet se përmban një përshkrim të vetë artistit të ri.

Leonardo la pas shumë shpikje të papërfunduara. Në fakt, nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë nga shpikjet e artistit të jenë ndërtuar ndonjëherë. Në mënyrë të ngjashme, asnjë nga shkrimet e tij nuk u botua ndonjëherë sa ishte gjallë.

Ai ishte i përndjekur.

Kur Leonardo ishte 24 vjeç, ai u arrestua së bashku me disa shokë nën akuzat për marrëdhënie seksuale mes tyre. Akuzat u hodhën poshtë. Da Vinçi mund të ketë qenë i frikësuar për jetën e tij. Në shekullin XV në Firence, marrëdhënie të tilla përbënin krim të dënueshëm me vdekje. Ai u pushua nga puna, dhe iku nga Firence në Milano.

Strategjia e tij ishte për të fituar simpatinë e Ludovico Sforzas, Duka i Milanos. Nën Sforzën, da Vinçi u autorizua për të krijuar atë që do të kishte qenë kurorëzimi i karrierës së tij artistike: një statujë bronzi gjigante të një kali. Projekti u braktis kur Franca pushtoi Italinë në fund të shekullit të 15-të.

Por një kal gjigant nuk ishte e vetmja gjë që da Vinçi kishte planifikuar për Dukën e Milanos. Ai kishte në plan topa, makina, ura portative, madje edhe automjete të blinduara. Por ashtu si mjetet e tij fluturues,  nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë nga këto makina lufte u ndërtua ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031