Skanimet e trurit, siç janë ato me rezonancë Imazhesh magnetike funksionale MRIf, kanë çuar në zbulime rreth trurit të njeriut, por kanë pasur ndikime të kufizuara tek njerëzit në jetën e përditëshme.
Një studim i botuar në revistën Cell Press, nxjerr në pah se imazhet e trurit mund të ndihmojnë në parashikimin e sjelljeve të një individi në shëndet, mësime, kriminalitet. Skanimi MRIf ofron mundësi për personalizimin e praktikat arsimore dhe klinike.
Kjo ngre çështjet etike dhe shoqërore; p.sh., se njohja e sjelljeve të ardhmshme mund të përdoret për të kufizuar ndihmën për individët me rrezik të lartë.
Në vend të identifikimit të individëve me pak ose më shumë gjasa për të patur sukses në një program arsimor, ky informacion mund të përdoret për nxitje të diferencuara.
Debati pritet të vazhdojë me pro e kundër, si në çdo lloj progresi, ku shkenca dhe teknologjia shpesh duhet të presin derisa shoqëria mbarë të arrijë të njëjtin stad.