Një atlas i ri i proteinave që gjenden në indet njerëzore zbulon se proteinat në mëlçi apo tru janë të veçanta, por janë të zakonshme në të gjitha indet e tjera në trup.
Të kuptuarit se si prodhimi i proteinave ndryshon në inde të ndryshme në trup, dhe se çdo proteinë është bërë për secilin organ do të ndihmojë shkencëtarët për të luftuar më mirë sëmundjet kur proteinat nuk funksionojnë siç duhet.
Gjetjet gjithashtu do të mund të ndihmojnë të shpjegohen disa efekte anësore të barnave dhe në këtë mënyrë zhvillimi i ardhshëm të tyre.
Njerëzit kanë rreth 20.000 gjene të koduara për proteina, dhe shkencëtarët përdorën disa metoda për t’i analizuar ato. Rezultatet treguan se gati gjysma e gjeneve me proteina të koduara janë shpërndarë në të gjithë trupin – kjo sugjeron se ato janë të nevojshme për të ruajtur funksione të tilla si rritjen e qelizave, prodhimin e energjisë dhe metabolizmin bazë.
Proteina të tjera u gjetën në organet specifike. Testet kanë treguar se numri më i lartë i proteinave unike, ndodhet në tru dhe mëlçi
Studimi, i publikuar 22 janar në revistën Shkenca, është pjesë e Atlasit të Proteinës Njerëzore. Baza e të dhënave është rezultat i një dekade të kërkimeve në laboratorë të shumta.
Zbulimi do të jetë informacion i rëndësishëm për industrinë farmaceutike. 30 për qind e proteinave që janë në shënjestër nga barnat janë gjetur në të gjitha indet dhe organet – dhe kjo mund të shpjegojë pse ilaçet shkaktojnë efekte anësore.