Komunikim nga parahistoria

E Diel, 25 Janar 2015
Leave a comment

stoneDy milionë e 500 mijë vjet më parë, paraardhësit e njeriut në pyjet afrikane krijuan nga copa shkëmbinjsh thika për të prerë një gazelë të vrarë, zebër ose kafshë të tjera. Për 700.000 vitet e ardhshme, kjo teknologji kasapësh u përhap në të gjithë kontinentit dhe u bë një forcë e madhe zhvillimi – sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, Universiteti i Liverpool dhe Universiteti St Andrews, në Britani.

Duke kombinuar mjetet e psikologjisë, biologjisë dhe arkeologjisë, shkencëtarët gjetën prova bindëse për bashkë-evolucionin e hershëm nga Epoka e Gurit kur veglat prej guri dhe aftësitë për të komunikuar dhe mësuar hedhin dritë të re mbi fuqinë e kulturës njerëzore.

Sudimi, botuar në revistën Nature Communications, është më i madhi deri më sot që trajton këtë çështje në kontekstin e mjeteve parahistorike. Aty sugjerohet se komunikimi mes paraardhësve më të hershëm të njeriut mund të ketë qenë më i ndërlikuar, me mësimdhënie dhe ndoshta edhe me një proto-gjuhë primitive rreth 1.8 milion vjet më parë.

Gjetjet sugjerojnë se veglat e gurit nuk ishin thjesht produkt i evolucionit, por në të vërtetë i tërhoqën njerëzit në atë rrugë, duke krijuar avantazh të nevojshëm për zhvillimin e komunikimit modern dhe mësimin.

Të dhënat tregojnë se ky proces vazhdonte të ndodhte 2 milionë e 500 mijë vjet më parë, gjë që i bën shkencëtarët të mendojnë për një zhvillim gradual të aftësive njerëzore moderne përsa i përket gjuhës, dhe sugjerojnë se ‘proto-gjuhët’ mund të jenë më të vjetra se sa mendohet.

Mund të supozohet se pa gjuhë një njeri do ta kishte të vështirë për të kaluar në ide largpamëse. Megjithatë, fara e gjuhës, mësimdhënies dhe të nxënit, nuk do të ishte mbjellë sikur të mos ishin shpikur veglat prej guri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031