Pjesëmarrja në rrjetet sociale online mund të ketë efekt të dëmshëm duke ulur vetëkontrollin mes disave, thuhet në revistën Consumer Research.
Eshtë thëne se përdorimi i rrjeteve sociale në internet ka efekt pozitiv në shtimin e vetë-respektit, por kjo rrit edhe ndjenjat e vetë-vlerësimit me pasoja të dëmshme në sjellje.
Rrjetet sociale Online kanë ndikim themelor në shoqëri. Vetëm Facebook ka mbi një miliardë përdorues aktiv.
Përdorimi i këtij rrjeti lidhet me indeksin e lartë të masës së trupit, të ngrënit, dhe shtimit të shpenzimeve.
Duke pasur parasysh se vetë-kontrolli është i rëndësishëm për mirëqënien personale, ky efekt delikat mund të ketë ndikim të gjerë, veçanërisht për ata, të cilët e kanë bërë përdorimin e rrjeteve sociale si pjesë normale të jetës së tyre të përditshme