Hipnoza, trupi, truri dhe universi

E Shtunë, 07 Mars 2015
Leave a comment

hypnosesHipnotizmi ose hipnoza ka një histori të gjatë. Hipnoza ndodh kur personi është në gjendje shumë të qetë dhe njëkohësisht jashtë apo mbi realitetin. Hipnoza ndryshon shumë nga gjumi.

Hipnoza ka ekzistuar për mijëra vjet. Babilonasit e lashtë kishin një qasje praktike për shërim, duke përsëritur këshillat për të sëmurin.  Priftërinjtë egjiptianë përdornin teknika të hipnozës, ndërsa grekët e lashtë kishin një kult hipnoze që lidhej me mjekësinë dhe shëndetin mendor. Hipnoza u ri-shfaq në vitet 1700 nga Memser, i cili e quajti atë ‘proces magnetik i kafshëve’.

Mënyrat e sotme të hipnozës janë të ndryshme, p.sh., përqëndrimi i syve dhe vmendjes në gishtat e dorës, imagjinimi i një drite të bardhë mbi kokë, apo shtrëngimi dhe lirimi i muskujve. Pastaj ekziston edhe bioplasticiteti, që i referohet aftësisë së mendjes për të ndryshuar ose shëruar trupin.

Po për lidhjet mes shkencës, trupit dhe shpirtit? Një teori që shpjegon ekzistencën e botëve thotë se universet ndodhen brenda njëri-tjetrit në mënyrë koncentrike, dhe  universi ynë “flluskë” mund të ekzistojë brenda një flluske më të madhe dhe kështu me radhë.

Universi vepron si holograf, që i ngjan një sistemi kompleks kompjuterik; trupi dhe truri veprojnë si marrës dhe dhënës të informacionit prej këtij sistemi, dhe kur trupi njihet me veten, e pasqyron këtë njohje si inteligjencë ose Perëndi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031