Shkenca zbulon Perëndinë?

E Shtunë, 14 Mars 2015
3 comments

God and ScienceAjnshtajni nuk besonte se ishte e mundur. Stephen Hawking thotë se mund të jetë zbulimi më i madh shkencor i të gjitha kohërave.

Në laboratorët CERN (Zvicër) e Tevatron (SHBA), thonë se ‘Grimca e Zotit’ është zbuluar. Po grimcën kush e krijoi? Apo gjithmonë ka ekzistuar?

Teleskopë të rinj, më të fuqishëm, kanë zbuluar mistere rreth gjithësisë, duke ngritur pyetje në lidhje me origjinën e jetës.

Gjithashtu, ato që biologët molekularë dijnë tani rreth kodit brenda ADN-së kanë bërë shumë shkencëtarë të pranojnë se universi duket një dizajn i madh, dhe janë duke folur rreth  Perëndisë.

Që nga agimi i qytetërimit njeriu ka hedhur sytë drejt yjeve, duke pyetur se çfarë i krijoi dhe në ç’mënyrë janë vendosur atje. Në një natë të qartë syri i njeriut mund të shohë rreth 6000 yje, Hubble dhe teleskopë të tjerë të fuqishëm  tregojë se ka triliona yje të grumbulluara në mbi 100 miliardë galaktika. Dielli ynë është si një kokërrizë rëre mes të gjitha plazheve të botës.

Megjithatë, para shekullit XX, shumica e shkencëtarëve besonin se galaktika ‘Udha e Qumështit’  ishte i tërë universi, dhe se vetëm rreth 100 milionë yje ekzistonin.

Shumica e shkencëtarëve besonin se universi ka ekzistuar gjithmonë.

Por në fillim të shekullit XX, astronomi Edwin Hubble zbuloi se universi po zgjerohej, dhe çdo gjë në të, (materie, energji, hapësirë, kohë) kishte një fillim.

Kjo tronditi mbarë komunitetin shkencor. Shumë shkencëtarë, përfshi Ajnshtajnin, reaguan negativisht. Madje Ajnshtajni, me ekuacionet, shmangu implikimin e një fillimi, por më vonë e quajti “gabimi i madh i jetës sime”.

Ndoshta kundërshtari më i zëshëm i një fillimi të universit ishte astronomi britanik Fred Hoyle, i cili me sarkazëm e quajti krijimin ‘big bang’ (zhurmë e madhe). Ai këmbëngulte se universi gjithmonë ka ekzistuar.

Së fundi, në vitin1992, eksperimentet satelitore COBE provuan se universi me të vërtetë ka pasur një fillim që disa shkencëtarë e quajnë ‘moment i krijimit’, shprehja më e preferuar është “big bang”.

Shkenca nuk është në gjendje të thotë se çfarë ose kush e shkaktoi universin. Disa besojnë për një Krijues. Teoricieni britanik, Edward Milne, shkroi një traktat matematikor mbi relativitetin që përfundon me këto fjalë: “Për sa i përket shkakut të parë të universit, në kontekstin e zgjerimit, kjo lihet për lexuesit të vendosin, por pamja është jo e plotë pa Perëndinë”.

Para këtij zbulimi, shumë shkencëtarë e konsideronin llogarinë biblike të krijimit nga asgjëja si joshkencore.

Xhorxh Smut, shkencëtar, fitues i Çmimit Nobel, shkruante: “Nuk ka dyshim se ekziston një paralele mes ‘big bangut’, si ngjarje, dhe nocionit biblik të krijimit nga asgjëja.

Shkencëtarët që e quanin Biblën libër përrallash, tani janë duke pranuar konceptin e krijimit nga asgjëja.

Astronomët shpejt e kuptuan se një shpërthim kozmik kurrë nuk do të mund të krijojë jetën, si asgjë nuk mund të krijohet nga shpërthimi i një bombe bërthamore. Dhe kjo do të thotë se një projektues duhet ta ketë planifikuar krijimin. Kështu, shkencëtarët filluan të përdorin fjalë të tilla si, “Super-intelekt”, “Krijues”, dhe madje “Qenia Supreme” për të përshkruar këtë projektues.

Fizikanët llogarisin se që jeta të ekzistojë, graviteti dhe forcat e tjera të natyrës janë të nevojshme, përrndryshe universi nuk mund të qëndrojë. Sikur shpejtësia e zgjerimit të ishte më e dobët, thonë ata, graviteti do të kishte tërhequr të gjitha materiet duke shkaktuar një “kriza e madhe.”

Dhe që jeta të ekzistojë, kushtet në sistemin diellor dhe planet gjithashtu duhet të jenë në përputhje. Për shembull, pa oksigjen, askush nuk do të jetë në gjendje të marrë frymë. Dhe pa oksigjen, uji nuk do të mund të ekzistojnë. Pa ujë nuk do të ketë reshje, etj. Elemente të tilla si hidrogjeni, azoti, natriumi, karboni, kalciumi dhe fosfori janë gjithashtu thelbësorë për jetën.

A është gjithë ky rregullim një rastësi? Sumë shkencëtarë tani mendojnë se dikush në prapaskenë projektoi dhe krijoi universin.

Shekullin e kaluar (XX), shkencëtarët mësuan se një molekulë e vogël e quajtur ADN është “truri” pas çdo qelize në trupin tonë. Më shumë që ata zbulojnë për ADN-në, më shumë befasohen nga madhështia që qëndron pas saj.

Ata që besojnë se bota materiale është e gjitha që ekziston (materialistët), argumentojnë se ADN-ja ka evoluar nga seleksionimi natyror. Megjithatë, edhe evolucionistët më të flaktë e pranojnë se origjina e kompleksitetit të ADN-së është e pashpjegueshme; bashkë-zbuluesi i saj, Francis Crick, besonte se ADN-ja kurrë nuk mund ta ketë origjinën në tokë, dhe se duhet të ketë ardhur nga hapësira kozmike.

ADN-ja përmban inteligjencë të tillë që trondit imagjinatën; një informacion ekuivalent me një turrë librash që do të rrethonin tokën 5000 herë.

Dhe ADN-ja vepron si një gjuhë e koduar jashtëzakonisht komplekse. Bill Gates, themelues i mikrosoftit, thotë se softwari i ADN-së është “shumë, shumë më kompleks sesa çdo software që është zhvilluar ndonjëherë”.

Shkenca nuk është në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Perëndinë dhe qëllimin e jetës. Megjithatë, ndërsa Bibla kishte të drejtë në lidhje me krijimin nga asgjëja, a mund të jetë ajo e besueshme në lidhje me Perëndinë, jetën dhe qëllimin e saj?

3 responses to “Shkenca zbulon Perëndinë?”

  1. arbeni vlore says:

    jam mjek dhe per rrjedhoje kam studjuar mjaft fiziologjine e njeriut. kompleksiteti i gjithckaje qe ndodh te le pa fjale. dhe gjithcka te con drejt te pashpjegueshmes. po ndodh ajo qe sa me shume te studjosh aq me shume kupton se cdo gje behet me e pashpjegueshme

  2. Sami says:

    Njeriu thjesht perbehet me shume nga uji dhe gjaku! Qe mbajn trupin levizin dhe zhvillojn po ta mendosh logjikisht se qka kemi ne mbrendi quditesh si ka mundesi te funksionoj trupi pa nge fuqi jasht natyrore apo te dirigjuar nga diqka!!!!

  3. Alban BALA says:

    Ne miliona shenja dhe ne po aq shembuj te kthjellte, Zoti i ka mundesuar njeriut t’i afrohet madheshtise se Krijimit. E drejta njerezore e dyshimit (nevoja per te kuptuar) eshte mbytur shpesh nga protagonizmi njerezor per te sunduar mbi padijen e tij dhe nga arroganca e mohimit te cdo gjeje jashte kontrollit te tij. Por mjerimi nuk eshte argument.
    Ashtu si Zoti e shpall qarte ne Kur’anin e shenjte “Por Allahut me se shumti drojen ja kane dijetaret”… Zinxhiri i dijes qe legjitimon pranimi i Krijuesit si “sjelles i jetes” dhe si organizues i gjithckaje ne te – eshte nje tjeter arsye, e cila ne epoken tone te dijes qe perhapet, do te shtoje vetedijen per Zotin e Plotfuqishem. Por a mjafton kjo per te shtuar besimin e njerezve ndaj Tij?
    Jo per sa kohe dija e perftuar nuk shnderrohet ne virtyt, por thjesht ne nje tjeter liber qe flen mbi ato 5,000 librat identitare, qe rrethojne planetin e nje ekzistence te percudnuar nga refuzimi i se mires. Ju falenderoj per kete shkrim z.Lulushi.

Leave a Reply to Alban BALA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031