Padukshmëria, jo thjesht iluzion

E Diel, 26 Prill 2015
Leave a comment

invisibilityFuqia e padukshme ka hipnotizuar njeriun për një kohë të gjatë, dhe ka frymëzuar autorë dhe filozofë të mëdhenj. Një studim sudez thotë se iluzioni i të pasurit një trup të padukshëm ndryshon përgjigjen fizike ndaj stresit në situata të ndryshme.

Historia e letërsisë përmban shumë vepra të njohura mbi padukshmërinë dhe efektin e saj në mendjen e njeriut. Platoni në një dialog në librin Republika flet mbi mitin e unazës së Gyges që plotësonte dëshirën për t’u bërë i padukshëm, ndërsa HG Wells shkroi romanin fantastiko-shkencor Njeriu i Padukshëm.

Kohët e fundit edhe shkenca është marrë me çështjen e padukshmërisë së objekteve dhe njerëzve. Megjithatë,  mbetet e panjohur se si padukshmëria do të ndikojë trurin në perceptimin e trupit.

U shqyrtua përvoja e 125 personave. Për të demonstruar se iluzioni vërtet jep rezultat, shkencëtarët bënë një lëvizje të plagosjes me thikë drejt hapësirës boshe që përfaqësonte barkun e një trupi padukshëm. Djersa e pjesëmarrësve që panë thikën u shtua, çka tregon se truri interpreton kërcënimin në hapësirë ​​të zbrazët si  kërcënim drejtuar trupit të vet.

Në një pjesë tjetër të eksperimentit, shkencëtarët shqyrtuan nëse ndjenja e padukshmërisë ndikon ankthin, duke i vendosur pjesëmarrësit para një audience të huaj.

Niveli i stresi ishte i ulët tek personat që përjetuan iluzionin e padukshmërisë, në krahasim me ata që fizikisht dolën përpara audiencës. Kjo tregon se perceptimi fizik i trupit mund të ndryshojë mënyrën se si truri përpunon ngjarjet.

Sigurisht, studimet të tjera nevojiten për të parë nëse ndjenja e padukshmërisë ndikon në marrjen e vendimeve morale, për të siguruar që padukshmëria nuk e bën njeriun të humbasë ndjenjën e të drejtës dhe të gabuarës, që Platoni e vlerësoi më shumë se 2000 vjet më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930