Pa marrë parasysh sa shumë përpiqesh për mirë, ka raste kur të tjerët tregohen të këqinj, edhe pa i bërë gjë. Askush nuk është pa të meta, por dikush do të kritikojë, do të dërgojë një email të vrazhdë, do të bërtasë në fytyrë, ose do të zemërojë në një mënyrë a tjetër.
Edhe pse tundohesh për hakmarrje, me kohë zemërimi largohet; një përgjigje e qetë, më mirë se një reagim i ashpër. Njeriu zakonisht urren tek tjetri atë që nuk dëshiron ta ketë vetë. Por kjo nuk do të thotë se tjetri është gabim. Qëllimi është vetë-njohja, dhe jo vetë-gjykimi.
Një përgjigje nuk është gjithmonë e nevojshme. Ndonjëherë strategjia më e mirë është ‘mos bëj gjë’.
Shumë vetë shqetësohen mbi karakterin, popullaritetin ose të ardhmen. Por një kritikë nuk përcakton personin. Jeta është e shkurtër për t’u shqetësuar se çfarë mendon tjetri për ty. Ka shumë punë për të bërë, vepra të mira për të kryer, dhe njerëz që i do – gjërat e papëlqyera shumë kanë marrë nga jeta – krijo përvoja të mrekullueshme për veten.