Heshtja

E Diel, 24 Maj 2015
Leave a comment

silenceHeshtja ka energji si asnjë burim tjetër. Ajo ka fuqinë për t’i bërë njerëzit të mendojnë dhe veprojnë.

Shumë njerëz ndjejnë nevojën për të mbushur boshllëkun e heshtjes me tinguj të panevojshëm. Kjo është arsyeja pse bota është e mbushur me TV e radio që lihen ndezur vetëm për zhurmë në sfond.

Në heshtje, njeriu bluan mendime dhe përqëndrohet për të fituar fuqinë që i duhet për të furnizuar mendjen. Vetja bëhet e qetë për pak kohë, dhe fillon të shohë botën siç ajo duhet të jetë. Kur ka heshtje nuk është koha për analizë të vetvetes.

Gjatë një argumenti, Uni të detyron të flasësh, të thuash fjalën e fundit, por ti je në kontroll, jo Uni. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë për t’u bërë, por shumë e fuqishme.

Përgojimi është ngjitës; kur ndodhesh mes njerëzve që merren me thashetheme, priresh për të folur; në raste të tilla, heshtja tregon fuqinë e vet.

Është e vërtetë se shtypja mund të mbijetojë vetëm përmes heshtjes, por kush nuk di të heshtë, nuk di as të flasë. “Vetëm heshtja e përjetshme më mbush me frikë”, thoshte Blaise Paskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031