Showing Archived Posts

Bajroni kalon Dardanelet

E Shtunë, 03 Maj 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi Më 3 maj 1810 – Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me detin Marmara.

Lufta ruso – turke dhe Ballkani

E Enjte, 24 Prill 2014
1 comment

Astrit Lulushi Më 24 prill 1877 fillon lufta ruso – turke; Rusia i shpall luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të.

Bajron – imazh e figurë

E Shtunë, 19 Prill 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi Më 19 prill 1824 – Lord Bajroni vdiq në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek.

Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve

E Diel, 30 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 31 mars 1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik.

“…Atje nisi atje mbaroi, Atje krisi atje pushoi…”

E Shtunë, 29 Mars 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Më 29 mars 1925 – Vdiq Bajram bej Curri, udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare.

Buzuku dhe libri i parë shqip

E Mërkurë, 19 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Me 20 mars 1554 – Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç thotë vetë në pasthënie, dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Në këtë vit duket se ka përfunduar edhe shtypja e librit. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i thjeshtë.

Klementi XI – Papa Shqiptari

E Mërkurë, 19 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 19 mars1721 – Vdiq në Romë, Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu. Gjon Fran Shqiptari studio teologji e […]

Jo, Lamberci nuk tallej!

E Premte, 21 Shkurt 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes “…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo,  Lamberci e kishte seriozisht! 

Gurakuqi, Rilindas

E Mërkurë, 19 Shkurt 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Me 19 shkurt 1879 – Lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi; “shqiptar i vlefshëm” do të thoshte At Fishta; “pionier i qytetërimit” mendonte peshkop Noli; “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkroi Padër Anton Harapi.

Gibbon dhe roli i dyfishtë i Skenderbeut

E Diel, 16 Shkurt 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Në Londër më 17 shkurt 1776 botohet vëllimi i parë i librit “Tkurrja dhe rënia e Perandorisë Romake” nga Edward Gibbon (1737 – 1794). Gibbon ishte historian anglez dhe anëtar parlamenti.

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2019
M T W T F S S
« May    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031