Showing Archived Posts

Pse u zhdukën Neandertalët?

E Diel, 26 Prill 2015
Leave a comment

Neandertalët u zhdukën për shkak se nuk arritën të shfrytëzonin fuqinë e zjarrit siç bënë të afërmit e tyre, njerëzit. Po të kishin përdorur zjarrin për gatim ata do të kishin marrë më shumë kalori nga e njëjta sasi ushqimit. Kështu, me kalimin e kohës, njerëzit u shtuan, ndërsa popullsia Neandertale shkoi drejt shuarjes.

Një ëndërr për të gjithë

E Premte, 24 Prill 2015
Leave a comment

Amerikanët gjithmonë kanë besuar në barazinë e mundësive. Por një studim në Harvard thotë se parimi qendror i kësaj ëndërre duket më pak i vërtetë.

Dy pajisje të reja për trajtimin e kancerit

E Enjte, 23 Prill 2015
Leave a comment

Trajtimi i kancerit është ndonjëherë një proces provash dhe gabimesh, sepse çdo ilaç ose kombinim i tij nuk jep të njëjtin rezultat për të gjithë pacientët. Koha e çmuar mund të humbasë ndërsa mjekët kërkojnë për barnat e duhura për të goditur përsëri një tumor.

Tags: , Posted in Shkencë

Shkencë: Si dhe Pse?

E Diel, 19 Prill 2015
Leave a comment

Kur syri përqëndrohet për shumë kohë mbi sende a objekte këto fillojnë të duken të çuditshme. Kur gjërat merren si të qena ato e bëjnë njeriun të bërtasë a të qeshë. Çdo gjë ka thelbin e vet, disa e shohin, të tjerët jo.

Tru e zemër

E Shtunë, 18 Prill 2015
Leave a comment

Ekziston mendimi se në momentet para vdekjes, zemra luan rol qendror – ndërsa zemra ndalon rrahjet, gjaku ndalon së rrjedhuri nëpër vena, dhe pjesa tjetër e trupit ngadalë ndërpret aktivitetin. Por a mos është kjo pikëpamje e gabuar?

Tags: , , Posted in Shkencë

Ndryshim paradigmë

E Premte, 17 Prill 2015
1 comment

Më 1962, Thomas Kuhn shkroi librin ‘The Structure of Scientific Revolution’, duke popullarizuar konceptin ‘ndryshim paradigmë’. Kuhn argumenton se përparimi shkencor nuk është evolucionar, por një seri ndërthurjesh me shenja revolucionesh intelektuale të dhunshme, ku një koncept i njohur zëvendësohet me një tjetër.

Deshifrime nga një gjuhë e panjohur

E Mërkurë, 15 Prill 2015
Leave a comment

Një studiues thotë se ka deshifruar 10 fjalë nga një dorëshkrim në gjuhë të palexueshme deri sot.

Posted in Gjuhë, Shkencë

Mosha dhe ndryshimet në tru

E Diel, 12 Prill 2015
Leave a comment

Ndërsa njeriu moshohet, edhe përbërja fizike e trurit ndryshon. Këtu përfshihen ndryshime në përpunimin e materies gri, por edhe në lidhjet strukturore.

Më pak ankth

E Shtunë, 11 Prill 2015
Leave a comment

A ndjeheni të shqetësuar? A i shmangeni takimeve dhe fshiheni nga bota? Ky quhet ankth. Miliona vetë raportojnë ndjenja të tilla.

Tags: , Posted in Shkencë

Pushteti dhe perceptimi

E Premte, 10 Prill 2015
Leave a comment

Një përkufizim i pushtetit është aftësia për të kryer një veprim në mënyrë efektive, për të treguar se personi tjetër ka kapacitet për të bërë diçka.

Posted in Psikologji, Shkencë

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2020
M T W T F S S
« May    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930