Showing Archived Posts

Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive

E Martë, 12 Maj 2009
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i AmerikësAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në […]

Posted in Uncategorized

Gjenet që shkaktojnë autizmin

E Martë, 12 Maj 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i AmerikësRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek  gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe  mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit, 

Posted in Uncategorized

Mënyra të tjera kundër mbipeshës

E Martë, 12 Maj 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Të dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht.

Posted in Uncategorized

Studim i ri mbi steroidet

E Martë, 05 Maj 2009
1 comment

Karoll Pearson, Zëri i Amerikës Disa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të  testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e […]

Posted in Uncategorized

Shmangia e përhapjes së virusit A-H1N1

E Martë, 05 Maj 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Me shpërthimin e tanishëm të gripit, zyrtarë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje personave që janë sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin e të tjerëve. Por një studim i botuar në numrin e fundit të revistës së sëmundjeve epidemike tregon se nga qëndrimi në shtëpi përfiton shumë […]

Posted in Uncategorized

A është e dobishme akupuntura për fëmijët?

E Martë, 05 Maj 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Çdo vit, mbi 3 milionë amerikanë të rritur shkojnë tek specialisti për akupunturë, trajtim i lashtë kinez për probleme të ndryshme shëndetësore. Por a është e dobishme akupuntura për fëmijët e vegjël? Ashli, 14 muajshe duket e shëndetëshme e qeshur e plot gjallësi, si çdo moshatare e saj.

Posted in Uncategorized

Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese

E Martë, 28 Prill 2009
2 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të […]

Posted in Uncategorized

SHBA, Partia Republikane nderon veprimtarinë e Dioguardit

E Shtunë, 25 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë (23/04/09) ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plain, pak kilometra […]

Posted in Uncategorized

Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe

E Martë, 21 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Fruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë.

Posted in Uncategorized

Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

E Martë, 21 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Gjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google. Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore,

Posted in Uncategorized

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2024
M T W T F S S
« May    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930