Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

E Martë, 21 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

medical_reportGjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google.
Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore, Read the rest of this entry »

Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus

E Martë, 21 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

carbon__fuel1Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore nën atë normalen. Foshnjet që lindin nënpeshë, ndeshen me probleme shëndetësore gjatë rritjes a zhvillimit të tyre. Read the rest of this entry »

Vaksina kundër kancerit në uter

E Martë, 14 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cancer-celKërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në pjesen e poshtme te uterit, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, Read the rest of this entry »

Ushtrime fizike në shkallë të moderuar

E Martë, 14 Prill 2009
1 comment
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
ushrime1Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme.

Read the rest of this entry »

Mosha, kujtesa dhe ruajtja e saj

E Martë, 07 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

recordingMosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë  zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara  po zbatohet  një projekt  për ruajtjen e kujtesës së amerikanëve të moshuar, para se të jetë vonë. Read the rest of this entry »

Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

E Martë, 07 Prill 2009
7 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mammographyGratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji. Read the rest of this entry »

Efekti i terapisë me aspirinë varet nga doza

E Martë, 07 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

aspirinKohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane  mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër  tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. Read the rest of this entry »

Kanceri në ezofag

E Martë, 31 Mars 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

esophagusNjë studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të  mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. Read the rest of this entry »

Paraja, shëndeti dhe duhani

E Martë, 31 Mars 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

money_up_in_smoke_o3q8Paraja nuk vlen;  me të nuk mund të blihet as dashuri e as shëndet, nëse ju pini duhan. Ky është përfundimi i  një studimi që u krye nga një grup mjekësh në Skoci. Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. Read the rest of this entry »

Trafiku rrugor dhe goditjet në zemër

E Martë, 31 Mars 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

traffic_21Ngarja e makinës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, jo vetëm për shkak të ndonjë aksidenti. Sipas një studimi, trafiku rrugor mund të nxisë goditjet në zemër. Mjekët në Gjermani intervistuan pacientë me goditje në zemër dhe zbuluan se shumë prej tyre kishin gjasa të fillonin të ndjenin simptoma të ngacmimeve në zemër.. Read the rest of this entry »

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2024
M T W T F S S
« May    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930