Disa barna kundër astmës, të dëmshme

E Martë, 13 Janar 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

symbicortDisa barna mjaft të përdorëshme për trajtimin e astmës mund të mos jenë shumë përfituese për fëmijët, thuhet në një studimi qeveritar. Por sipas studimit të agjencisë amerikane për ushqimet dhe barnat, këto ilaçe duket se nuk pakësojnë ose nuk lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët, Read the rest of this entry »

Gripi këtë vit, rezistent ndaj ilaçeve

E Martë, 13 Janar 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

TAMIFLUEkspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistent ndaj shumë prej barnave të zakonëshme  antivirusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje sesa më parë si pasojë e gripit. Read the rest of this entry »

Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër

E Martë, 13 Janar 2009
1 comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

valve_pic6Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një  mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit. Read the rest of this entry »

Anoreksia, çrregullim psikik

E Martë, 06 Janar 2009
3 comments


anoerxiaRreth 10 milionë  gra e 1 milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet e zhvilluara, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej tij. Read the rest of this entry »

Sy bionik që premton shumë

E Martë, 06 Janar 2009
9 comments


sybionikShkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë. Read the rest of this entry »

Shëndeti në vitin 2008

E Premte, 02 Janar 2009
Leave a comment

medicinesymbolNdërkohë që të gjithë mendojmë për ndryshimet që duam të bëjmë në jetën tonë personale me fillimin e vitit të ri 2009, një nga premtimet mund të jetë të tregojmë më shumë kujdes për shëndetin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Melinda Smith i hedh një vështrim lajmeve të mira dhe të këqia në fushën e shëndetit gjatë vitit 2008. Read the rest of this entry »

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

E Martë, 30 Dhjetor 2008
13 comments


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. Read the rest of this entry »

Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

E Martë, 30 Dhjetor 2008
4 comments


backsurgeryShumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin  e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar. Read the rest of this entry »

Ndikimi i një fotografie

E Mërkurë, 24 Dhjetor 2008
3 comments

Astrit Lulushi

riverRivaliteti është një shprehje me burim nga kohët, kur njerëz që jetonin në brigjet e kundërta të të njëjtit lumë, përpiqeshin, grindeshin a luftonin se kush prej tyre të gëzonte a të përfitonte më shumë nga të mirat e rrjedhës. Prandaj edhe rivaliteti i brendshëm i pjestarëve të së njëjtës rrymë, pavarësisht se në çfarë fushe, aq më tepër në art, është i mirëfilltë duke gjykuar të paktën edhe nga përçarjet e rrymat e shumta, që ndeshen në botën artistike. Read the rest of this entry »

Zometa edhe kundër kancerit të gjirit

E Martë, 23 Dhjetor 2008
1 comment


zometa1Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas  kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. Read the rest of this entry »

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2024
M T W T F S S
« May    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031