Kolokotroni, heroi arvanitas

E Martë, 14 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Theodor KolokotroniArvanitas; “Arbëreshët e Greqisë; Popull me prejardhje shqiptare i vendosur në krahina të ndryshme të Greqisë qysh nga mesjeta”(Fjalori Enciklopedik Shqiptar) Më 14 janar 1822 – Lufta greke e Pavarësisë : Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane.

Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), para-ardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878 – 1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij.

Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon. Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti.

Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer “.

Dihet se arvanitasit në Greqi janë arbëreshë të zhvendosur në kohë të ndryshme mes shekujve 13-të – 16-të nga ajo që sot është Shqipëria e jugut. Arsyet për këtë migrim nuk janë krejtësisht të qarta dhe mund të jenë e shumëfishta.

Në shumë raste arvanitasit ishin të ftuar nga sundimtarët bizantinë dhe latinë të kohës për punësim ose ripopullim të zonave të shkretuara nga luftërat, epidemitë, dhe arsye të tjera; ata punësoheshin kryesisht si ushtarë. Disa migrime të mëvonshme besohet të jenë motivuar për të shmangur islamizimin pas pushtimit osman.

Valët kryesore të migrimit filluan rreth viteve 1300, arritën kulmin gjatë shekullit të 15-të (pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përfunduan rreth viteve 1600. Arvanitasit e parë arritën në Thesali, pastaj Atikë, dhe më në fund në More a Peloponez.

Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – v.1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu pëgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)

Nënë Tereza – dhimbje, dyshim e përkushtim

E Hënë, 06 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Kolkata slumIshte 6 janar 1929, kur Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza. Read the rest of this entry »

Fan Noli: “Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise?”

E Hënë, 06 Janar 2014
2 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Bishop Fan NoliNë fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, me 6 janar 1882, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli – shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare; ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.

Read the rest of this entry »

Gjon Buzuku, letrari i parë i shqiqes

E Diel, 05 Janar 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ne vitin  1555, 5 janar – Gjon Buzuku përfundoi veprën e tij që njihet si “Meshari”. E kishte filluar më 20 mars 1554 (viti 2014 shënon 460-vjetorin). Ja si shkruan Buzuku te Pasthënia: Ndë vjetët M.D.L.IV. (1554) njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët një M.D.L.V.(1555) ndë kallënduor V dit. (Emil Lafe).

Read the rest of this entry »

“Fjalori i Fotografisë” i Vrionit – Fjalor Drite

E Mërkurë, 01 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Fjalor i Fotografise nga Qerim VrioniJo më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, nje aparat fotografik ishte send tepër i rrallë, krahas njeriut të lirë apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, është e tepërt të thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanë hyrë kudo. Dhe një fjalor teknik për të shpjeguar sa më shumë fjalë të terminologjisë së fotografise, shqipes i duhej.

Read the rest of this entry »

Konica dhe amaneti i fundit

E Diel, 15 Dhjetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Faik Konica“Ku duket balta m’e e embel se mjalta?”, pyet Çajupi…
Read the rest of this entry »

Francis Drake, nëpër Mesdhe e Atlantik

E Premte, 13 Dhjetor 2013
Leave a comment
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Sir Francis    DrakeMë 13 dhjetor 1577 – Admirali Francis Drake niset në lundrim nga Plymouth, Angli, rreth botës; udhëtimi i parë i tillë nga një britanik. Bëmat e tij janë legjendare; hero mes anglezëve; pirat për spanjollët që quanin “El Draque”. Read the rest of this entry »

William Blake dhe “Bijat e Albionit”

E Enjte, 28 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

William BlakeMë 28 nëntor 1757 – lindi ne Londer William Blake – poet, piktor  – pak i njohur  sa ishte gjallë, sot i veçantë në historinë e poezisë dhe pikturës së periudhës romantike. Read the rest of this entry »

Largohet një shkencëtar, dy herë nobelist

E Mërkurë, 27 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fred SangerFred Sanger, shkencëtar britanik, dy herë fitues i çmimit Nobel për kërkime në gjenomin e njeriut, vdiq me 19 nentor, në moshën 95 vjeçare, njofton Universiteti i Kembrixhit.

Read the rest of this entry »

Kongresi i Manastirit, jo vetëm i Alfabetit

E Premte, 22 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kongresi-ne-Manastir222 nëntor 1908 – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit, vendimi me i rëndësishëm i të cilit ishte miratimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe – prandaj shpesh quhet edhe Kongresi i Alfabetit. Read the rest of this entry »

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2024
M T W T F S S
« May    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031