Të mirat e terapisë me hormone

E Martë, 16 Dhjetor 2008
1 comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

hormoneNjë studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga  sipmtomat e menopauses.

Në vitet 1990, mjekët në mënyrë të vazhdueshme rekomandonin zëvëndësimin e hormoneve për grate e moshuara, duke besuar se kjo lloj terapie do t’i ndihmonte ato për zemrën dhe simptoma të pakëndshme të menopauses.

Për më pas dolën dolën studimet që e lidhnin terapinë me hormone me shtimin e rrezikut për mpikjes të gjakut, goditje në zemër e kancer në gji. Këto rezultate bënë që shumë gra të hiqnin dorë nga terapia me hormone dhe filluan të trajtoheshin me barna.

Por aktualisht, terapia me hormoneve  mbetet trajtimi më i efektshëm për simptomat e menopauses dhe shumë gra thonë se janë të gatshme të marrin parasysh rreziqet e shëndetit vetëm për t’u lehtësuar sado-pak nga simptomat.

Studimi i ri e mbështet këtë ide, duke thënë se të mirat nga terapia me hormone janë më të mëdha sesa rreziqet për ato gra që përjetojnë simptoma të menopauses.

Shkencëtarët morrën nën shqyrtim 5 mijë e 700 gra në Australi, Britani e Zelandën e Re dhe pane se terapia me hormone pakëson simpmtomat e afshit, djersitjeve natën, dhimbjet e kyçeve dhe pagjumësinë.

Rezultatet e studimit mbështesin apo konfirmojnë studimet e tjera që lënë të kuptohet se shumë gra mund të trajtohen me hormone pa frikën e ndonjë rreziku, në rastet kur ato nuk kanë probleme të rënda shëndetësore dhe nëse përdorin doza të vogla për një periudhë sa më të shkurtër kohe.

One response to “Të mirat e terapisë me hormone”

  1. petrit says:

    Te shkruajshe eshte kulture,por kur kohen per te shkruar ja dedikin jetes per nje te ardhme me te mire e me te shendeteshme,eshte nderim per veten, shoqerine dhe nje sherbim per nje te ardhme te shendeteshme njerezore.Pershendetje te perhereshme per ju dhe ekipin Tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031