Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin

E Mërkurë, 17 Dhjetor 2008
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Dr. Rifat Latifi

Dr. Rifat Latifi

Kёtё muaj (dhjetor 2008), Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs-Tuson, dhe Drejtor i Programit tё Telemjekёsisё sё Kosovёs, bёri njё vizitё nё studiot e Zёrit tё Amerikёs nё Uashington. Ardhja e tij pёrkoi edhe me 6 vjetorin e fillimit tё programit pёr telemjekёsi nё Ballkan, qe eshte nisma e tij. I pyetur rreth pёrparimeve nё zbatimin e kёtij programi nё kёto 6 vjet, doktor Latifi u shpreh pozitivisht dhe i kenaqur nga pёrkrahja qё po i jepet zhvillimit tё telemjekesisё si nga mjekёt ashtu edhe nga zyrtarёt nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni. Por pakёnaqёsinё e tij ai e kishte ruajtur pёr njё tjetёr aspekt; gjendjen nё tё cilёn ndodhet mjekёsia kosovare. Sipas doktor Latifit, pa mjekёsi tё zhvilluar bashkёkohore nuk mund tё kёtё as demokraci tё mirёfilltё, e as siguri e as pavarёrsi tё plotё. Por fusha e mjekёsisё, thotё ai, ёshtё edhe burim i madh tё ardhurash, dhe pёrmbledh ndёr intelektualё mё tё mirё qё ka njё vend. Doktor Latifi mendon se tё gjitha kёto vlera tё mjekёsisё nё Kosovё ende nuk janё duke u kuptuar, pёrkundrazi, shteti i ri e ka bёrё mjekёsinё humbёse tё vazhdueshme si tё mjeteve materiale edhe tё kuadrove.

Doktor Latifi thotё se pёr t’a shpёtuar, pёr t’a sjellё nё jetё mjekёsinё e Kosovёs duhen strategji afatgjate, e ndryshime radikale bazuar nё sistemet e zhvilluara tё mjekёsisё, bazuar nё ligjet e ekonomisё sё tregut dhe standardeve tё larta botёrore, duhen investime tё mёdha financiare e intelektuale, duhet modernizim i praktikёs dhe ligjeve tё mjekёsisё, duke e trajtuar atё me pёrparёsi e seriozitet kur politikanёt adresojnё shqetёsimet rreth qёndrueshmёrisё dhe pavarsisё shtetit tё ri .

Doktor Latifi, thotё se gjendja e rёndё e mjekёsisё kosovare bёn qё pёr shёrbime edhe ato mё elementare, pacientёt tё drejtohen jashtё vendit. Kёshtu ata i sjellin vendit njё humbje tё madhe jo vetem ekonomike por edhe shkencore. Cdo pacient qё dёrgohet ose shkon pёr mjekim jashtё, ёshtё njё humbje e shumёfishtё, thotё doktor Latifi, sepse mjekёt mёsojmё nga tё sёmurёt, aq sa kёta pёrfitojnё nga dituria dhe ekspertiza mjekёsore. Nёse mjekёt vendas nuk trajtojnё a kujdesen pёr rastet e rёnda klinike, ata por edhe studentёt e mjekёsisё nuk do tё jenё nё gjendje tё mёsojnё pasi do t’u mungonte pёrvoja qё mund tё fitonin nёse pacienti shkon tek ata pёr t’u trajtuar. Por prej trajtimit tё pacientёve lindin edhe tё ardhurat tё cilat pjesёrisht pёrdoren pёr blerjen e teknikёs, aparaturave dhe mjeteve tё pёrparuara nё mjekёsi. Sot pёr sot, thotё doktori Latifi kёto fonde shkojnё atje ku pёrfundon pёr kurim pacienti kosovar; nё Maqedoni, Serbi, Bullgari,Turqi, Austri, Sloveni, Kroaci, Greqi.

Doktor Latifi ka rreth 25 vjet qё punon si mjek kirurg nё Shtetet e Bashkuara. Ai erdhi nё Amerikё menjёherё pas diplomimit nё mjekёsi nga Universiteti i Prishtinёs dhe ka njё histori tё gjatё studimesh, bashkёpunimi e lidhjejesh me njё numёr klinikash tё njohura amerikane pёrfshi klinikёn e Klevelandit, apo qendrat mjekesore si ajo e Teksasit apo Universitetit Yale. Prej disa muajsh, Doktor Latifi drejton qёndrёn e ndihmёs sё shpejtё pranё spitalit tё universitetit tё Arizonёs nё Tuson. Ai ёshtё profesor i lёndёs sё kirugjisё pranё kёtij univesiteti dhe autor i disa librave shkencorё nё fushёn e amino-acideve, libra qё pёrdoren si tekste mёsimore nё shumё shkolla mjekёsore nё SHBA.

Pёr nxjerrjen e mjekёsisё kosovare nga gjendja e vёshtirё, doktor Latifi ka njё ide e cila permban dy elementё qё nёse ndёrthurren, problemi do tё zgjidhej. Ai thotё se shteti i Kosovёs po edhe qytetarёt saj e kanё pёr detyrё tё ndihmojnё mjekёsinё e vendit tё tyre. Sipas tij, Kosova ka shumё miq dhe bijё e bija qё ia duan tё mirёn; ka gjithashtu shumё ekspertё vendas por qё veprojnё jashtё, tё cilёt duke tёrhequr pas edhe miqtё e kolegёt e tyre aty ku punojnё, mund t’a nxjerrin mjekёsinё e vendit nga gjendja e mjerueshme, prandja Kosova duhet tё kёrkojё ndihmё e tyre; ky ёshtё elementi i parё. Elementin e dytё, ёshtё nevoja pёr largpamёsi a vizion tё atyre qё drejtojnё dhe qeverisin shtetin e ri tё Kosovёs; cdo qeveri vjen nё pushtet me njё mandat tё pёrkohёshёm, por cka ndёrton sot duhet tё mbetet pёr shekujt qё vijnё. Kёshtu duhet tё mendojnё qeveritarёt, thotё doktor Latifi, dhe e pranon se pёr ndryshimin e gjendjes duhet kohё, qe fillon me ndёrgjegjёsim.

One response to “Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin”

  1. Really really magnificentarticle. You’re a truly bright writer. I couldn’t find any info on this topic anywhere. Thank you so much for help.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031