Mënyrë e re kimoterapie

E Martë, 10 Shkurt 2009
5 comments


stomach_diagramKudo që kanceri shfaqet, në gji, lëkurë e zorrën e trashë, ai shpeh përhapet në mëlci duke u bërë më vdekjeprurës  Por tani, për disa pacientë, një trajtim i ri eksperimental po ndikon për tkurrjen e tumoreve.
Linda Kempbell ka kohë që ka mposhtur kancerin në lëkurë, ose kështu kishte menduar, sepse verën që kaloi mjekët zbuluan se tumoret ishin përhapur në mëlçi. Aq i madh ishte numri i tyre, sa ata e kishin të vështirë edhe për t’i numëruar. Kjo e dëshpëroi shumë Lindën. Ajo nuk kishte ditë që të mos qante. Me kancer në mëlçi, pak pacientë mbijetojnë më shumë se një vit.

Mjekët i thanë Lindës që t’i nënshtrohej një trajtimi të ri eksperimental; një lloj kimoterapie, gjatë së cilës qelizat kanceroze goditen me doza 10 herë më të larta sesa gjatë kimoterapisë e zakonëshme.

Doktor Riçard Aleksandër pranë qëndrës mjekësore të Merilandit, thotë se kur doza e kimoterapisë shtohet në një pjesë të trupit ku tumoret janë të pranishëm, po ashtu shtohet edhe efektshmëria e trajtimit.

Sfida e deri tanishme e përdorimit kësaj metode është se si të veprohet pa dëmtuar pjesët e shëndetëshme të organizmit. Gjatë kësaj mënyre eksperimentale mjekët fusin një tub deri në mëlçi dhe për 30 minuta i bombardojnë tumorët me kimo. Për të mos lejuar që ilaçi kimoterapik të prekë pjesën tjetër të trupit, mjekët marrin gjakun, tashmë të ngarkuar me kimo, ndërsa ai del nga mëlçia dhe e kalojnë atë në një filtër të jashtëm për të hequr kimon. Pastaj ky gjak i filtruar futet përsëri në trup.

Pas katër muajsh trajtimesh me këtët metodë eksperimentale, imazhet tregojnë se tumoret në mëlçi janë zvogëluar a tkurrur tek 50 përqind e pacientëve.

5 responses to “Mënyrë e re kimoterapie”

  1. Patriot says:

    urime mjekeve per rrezultatet e arritura ne luften kunder kancerit.Pershendetje dhe urime te perzemerta

  2. merita duka says:

    do te doja te ndihmoja nje miken time

  3. liria says:

    po ne shqiperi pse nuk perdoret

  4. liria says:

    do te shpetonin shume vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728