Mbipesha trupore dhe kanceri

E Martë, 17 Shkurt 2009
Leave a comment


weight_loss2Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore tek gratë shton rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore. Gjatë një studimi, mjekët vëzhguan për 7 vjet  gjendjen e 90 mijë grave dhe zbuluan se gratë mbi peshë ishin 80 përqind më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në vezore. Megjithatë, ata vunë re se vetëm disa gra dukej se ndodheshin në rrezik më të madh.
Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara, 20 mijë gra diagnostikohen me kancer në vezore. Këto të dhëna janë shqetësuese, po të kihet parasysh se nga gratë e prekura me këtë lloj kanceri, vetëm 37 përqind e tyre mund të  jetojnë të paktën për 5 vjet. Studimi i ri lë të kuptohet se gratë mund t’i pakësojnë gjasat për t’u prekur nga kanceri në vezore duke mbajtur një peshë trupore të shëndetëshme. Mjekët vëzhguan për 7 vjet 84 mijë gra të moshave të ndryshme. Ata vunë re se gratë mbi peshë kishin 80 përqind më shumë gjasa për të zhvilluar kancer në vezore. Por lidhja midis mbipeshës dhe këtij kanceri u pa vetëm tek ato gra që nuk kishin ndonjë histori familjare të kësaj sëmundjeje ose që nuk i ishin nënshtruar  trajtimit me hormone pas menopauzës.

Shkencëtarët spekullojnë se mbi pesha e madhe trupore ndikon vetëm tek ato gra, të cilat pa këtë mbipeshë, do të kishin qënë  më pak në rrezik  për t’u prekur nga kanceri në vezore. Sipas ekspertëve, pesha e tepërt nxit shtimin e prodhimit të estrogjenit, i cili nga ana e tij shton gjasat për sëmundje që lidhen me hormonet, përfshi kanceret në gji dhe vezore. Ekspertët rekomandojnë që gratë duhet të mbajnë një dietë të lehtë dhe të kryejnë ushtrime fizike disa herë në javë për të mos lejuar shtimin e tepërt të peshës trupore, veçanërisht pas  moshës mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728