Mbipesha mes adoleshentëve

E Martë, 24 Mars 2009
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

teen-obessityShkencëtarët shqetësohen se rastet e mbipeshës në radhët e të rinjëve nën moshën 20 vjeçare po vijne duke u shtuar. Sipas tyre, kjo rritje ndikohet edhe nga takti apo mënyra se si u thuhet  pjestarëve të kësaj grupmoshe se ata janë mbipeshë. Mbipesha trupore është një problem shqetësues mes të rinjëve e të rejave amerikane. 1 në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë. Por nxitja e kësaj grupmoshe për të rënë nga pesha nuk është e lehtë, pasi fjalët duhen zgjedhur me kujdes.

Kështu thuhet në një studim 5 vjeçar ku morrën pjesë 2 mijë e 500 të rinj e të reja me peshë trupore mbi atë normalen. Mënyra më e mirë për t’i motivuar ata ishte përjashtimi nga fjalori i fjalës “dietë”. Studimi tregoi se t’i thoje kësaj grupmoshe të mbante dietë, shkaktohej efekt i kundërt. Ata që ishin të vetëdijshëm rreth mbipeshës së tyre, kur u thuhej të mbanin dietë, kalonin në ekstrem, duke marrë tableta kundër mbipeshës, duke mos ngrënë fare gjithë ditën, ose duke shkaktuar vjelljen e ushqimit nëpërmjet futjes së gishtave thellë në gojë.

Shkencëtarët rekomandojnë që mjekët t’u thonë pacientëve të tyre se dieta ekstreme aktualisht shton peshën trupore dhe nuk e pakëson atë. Sipas studimit, mbipesha shfaqet më shumë tek ata të rinj e të reja të cilët mendojnë se nuk kanë trup të bukur, prandaj prindërit nuk duhet t’i kritikojnë ata për mbipeshën. Përkundrazi, familjet duhet të përqëndrohen në ngrënie ushqimesh të shëndetëshme dhe veprimtari të përbashkëta fizike siç janë lojra sportive me top ose shetitje me biçikleta.

2 responses to “Mbipesha mes adoleshentëve”

  1. merita says:

    si ta parandojm ket pesh nuk e di secil qe e she me itash ju pershendesklm tung

  2. Argjira says:

    Disa thon te mos konsomosh buk heret ne mengjess eshte me mir per arsye te rritjes se metabolizmit dhe Tretjes se ushqimit . menyra me e mir per te dopsuar eshte ti zevendesosh ushqimet me brumëra si pitet buka embelsirat me shum ushtrime me shum vrapime mundesh te arrish formen e duhur qe gjithnje e ki deshiruar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2009
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031