Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara po zbatohet një projekt për ruajtjen e kujtesës së amerikanëve të moshuar, para se të jetë vonë. Çdo javë, Xhak Albertini viziton nënën e tij 88 vjeçare. Por sot, kjo vizitë është ndryshe. Ai ka ardhur për të intervistuar nënën e tij, Meri. Për 40 minuta, Xhak pyet e dëgjon me vemendje duke regjistruar historinë e jetës së saj. Ai përpiqet të shpëtojë kujtimet që kanë filluar të shuhen si pasojë e Alcajmerit.
“Më trego rreth vendit ku ke jetuar kur ishe e re,? Çfarë mban mend nga ajo kohë?”, pyet Xhaku. “Banonim në një fermë” thotë Meri, “Në shtëpinë e gjyshit, i cili blente e shiste kuaj. Kishim edhe një grup muzikor me orkestër. E blemë të gjithë së bashku. Ndonjëherë, shkonim edhe në takime, si të rinj që ishim”.
Xhaku thotë se tani di rreth jetës së saj më shumë sesa përpara fillimit të këtij projekti. Nisma kundër humbjes së kujtimeve ka përfshirë mbarë Amerikën. Teknikë të specializuar me aparate për regjistrimin e zërit janë gjithmonë në gadishmëri ofrojnë ndihmpën e tyre pa pagesë. Në fund të çdo interviste, familjeve u jepet një kompakt disk ku është regjistruar biseda. Një kopje e këtij disku skedohet e arkivohet në Bibliotekën e Kongresit ku çdo njëri mund ta dëgjojë. Milton Haber tregon rreth lojës së bejsbollit që ai kishte luajtur 70 vjet më parë. 82 vjeçarja Xho An Çu tregon periudhën kur ra në dashuri me Bobin, tani bashkëshorti i saj. Gjatë intervistave, çdo familje vendos vetë rreth pyetjeve që do të bëjë dhe çfarë kërkon të mësojë.
One response to “Mosha, kujtesa dhe ruajtja e saj”
Nje gje e tille do te mund te behet edhe vet nga personat qe jan te vetdijshem per te bere incizime zeri apo me kamer dhe per t’i konvertuar ato ne nje CD apo DVD apo ne ndonje format tjeter mp3 etjetj… dmth secili do te mund te kishte arkivin e vet me te kaluarat ( por jo ndoshta edhe momentet intime hë )!!!
Te lumt Lulushi per Blogun … me pelqejn infot ketu definitivisht jan info te mira perderisa jan ne gjuhen shqipe!
Uroj suksese me punet dhe planet qe keni ne vazhdim per ta pasuruar kete blog edhe me me shum info!
Si dhe mos te harroj ne fund… do te ishte mire qe te shtoni mundesine qe lajmet e reja te publikuara ne blog te na vinin me nje perkujtues ne e-mailat tone ( e-mail notifier ) – jo vetem me notifikimin e komenteve sic e keni te aktivizuar ne fund te shkrimit !