Vaksina kundër kancerit në uter

E Martë, 14 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cancer-celKërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në pjesen e poshtme te uterit, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, për të filluar të kontrollohen për kete lloj kanceri.

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 100 lloje virusesh HPV që shkaktojnë kete kancer , por dy prej tyre janë përgjegjës për 70 përqind të të gjitha rasteve të tij.

Gjatë një studimi me pjesmarrjen e 2 mijë grave të diagnostikuar me kete kancer, shkencëtarët pranë universitetit të shtetit Nju Meksiko, arritën në përfundimin se këto dy viruse HPV preknin pacientet në moshë të re.

Gratë me virusin HPV 16 ishin diagnostikuar me kancer në uter rreth një moshe mesatare 48 vjeç dhe ato me virusin HPV 18 ishin diagnostikuar më herët, rreth moshës 46 vjeç. Ndërsa gratë, tek të cilat kanceri ishte shkaktuar nga viruse të tjera HPV, kishin filluar të diagnostikoheshin jo përpara moshës 52 vjeç.

Shkencëtarët thonë vajzat që ishin imunizuar me Gardasil, vaksinë që i mbron ato ndaj viruseve HPV 16 dhe HPV 18, mund të jenë në gjendje të fillojnë të kontrollohen për kancer ne qafen e mitres në moshën 25 vjeç, dhe jo në moshën 18 e 21 vjeç siç është vepruar deri tani. Megjithatë, mjekë të tjerë thonë se ndryshimi i moshës së kontrollit për kancer në uter është i parakohëshëm sepse më shumë se 75 përqind e vajzave nuk janë vaksinuar plotësisht me Gardasil, dhe se do të duhen vite derisa të vërtetohet sesa kohë zgjat mbrojtja që ofron kjo vaksinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930