Ushtrime fizike në shkallë të moderuar

E Martë, 14 Prill 2009
1 comment
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
ushrime1Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme.

Rezultatet e studimit tregojnë se që shëndeti të përfitojë nga ushtrimet fizike njerëzit kanë nevojë të bëjnë mesatarisht 100 hapa për një minutë ecje të shpejtë. Ekspertët e shëndetit këshillojnë që të rriturit duhet të kryejnë fizkulturë të paktën 30 minuta në ditë për 5 ditë të javës. Gjatë ecjes, pjesmarrësve në studim u matej edhe ritmi i të rrahurave të zemrës. Gjatë vëzhgimit, ekspertët përcaktuan se një shpejtësi ecjeje prej 100 hapash në minutë shtonte rrahjet e zemrës, dhe ndryshonte metabolizmin mjaftueshëm për t’i quajtur këto ushtrime të moderuara.

100 hapa në minutë do të thotë 3 mijë hapa në 30 minuta të kohës së fizkulturës. Eksperët thonë se çdo lloj sasie ushtrimesh fizike është e mirë për shëndentin, por ecja e shpejtë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e mushkërive shumë më mirë sesa ecja e ndadalshme ose normale. Në se 3 mijë hapa pa ndërprerje për 30 minuta janë shumë fillimisht, ekspertët këshillojnë që të fillohet me 100 hapa për 1 minutë për vetëm 10 minuta dhe pastaj koha të vijë duke u shtuar çdo ditë derisa të arrihet niveli i rekomandueshëm për ushtrime të moderuara; 3 mijë hapa në 30 minuta.

One response to “Ushtrime fizike në shkallë të moderuar”

  1. 133873 says:

    ju jam shum mirenjohes per informacionet qe na ofroni,shpresoi qe edhe te tjere ndajn mendimin me mua.shtepive informative siq jeni ju, me renome,ju shkon mire(ju shkon per shtati) qe te na informoni ne vazhdimesi per te arriturat shkencore ,aq me vlere,te qfar do lamie qofshin,porese te dhenat shendetsore jan prioritet.juve i nderuar Astrit Lulushi ju jemi shum faleminderues,keshtu juve dhe tere stafit V O A.e sidomos seksionit shqip ju uroi shum sukses!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930