Studim i ri mbi steroidet

E Martë, 05 Maj 2009
1 comment

Karoll Pearson, Zëri i Amerikës

anabolic-steroids/foto nga www.geocities.com/.../anabolicsteroids.htmlDisa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të  testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e tyre mund t’a bëjë organizmin  të varur, njësoj si njësoj si droga. Shpesh njoftohet se një atlet i njohur nuk arriti të kalojë provën e drogës; analizë që u bëhet sportistëve para garave a para një kampionati për të parë se mos ka marrë steroide për të përmirësuar aftësitë e veta. Kështu ka ndodhur me ish olimpiken Marion Xhons, me çiklistin kampion të Turit të Francës, Floyd Landis apo me disa lojtarë të njohur të bejsbollit. Në shkurt, bejsollisti i skuadrës Jankis të Nju Jorkut, Aleks Rodriguez e pranoi në televizion se në të kaluarën kishte marrë steroide dhe kërkoi falje, duke shprehur keqardhje të thellë.

Doktor Majkëll Irvig është mjek endo-crinolog pranë universitetit Xhorxh Uashington. Ai thotë se fakti që steroidet janë të paligjshme, e bën të vështirë të përcaktohet numri i njerëzve që i marrin ato dhe se çfarë pasojsh afatgjate mund të sjellë përdorimi i tyre. Madje për pasoja të tilla të steroideve nuk është kryer ndonjë studim, thotë ai.

Ajo që ekspertët dijnë është se steroidet i bëjnë përdoruesit më të pambrojtur ndaj goditjeve në zemër dhe në tru. Ndërsa një studimi i kohëve lë të kuptohet se organizmi i personave që marrin steroide  bëhet i varur nga kjo drogë. Studimi u krye nga shkencëtarë pranë universitetit të Harvardit. 30 përqind e peshëngritësve që morrën pjesë në studim, e pranuan se merrnin steroide dhe se nuk mund të rrinin dot pa marë.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se heqja dorë nga steroidet mund të jetë po aq e vështirë sa shumë zakone të tjera që krijohen nga marrja e drogave. Megjithëse ndryshe nga kokaina dhe substanca të tjera, steroidet nuk krijojnë ndjenjë euforie tek personi që i merr.

Doktor Majkëll Irvig thotë se të rinjtë marrin steroide jo vetëm për të përmirësuar aftësitë a formën sportive. Shoqëria jonë, thotë ai, i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme, imazhit fizik, trupit të bukur, dhe kjo është një arsye përse shumë të rinj marrin steroide.

Shkencëtarët thonë se studime të tjera nevojiten  për të parë se cilët persona ka të ngjarë të bëhen të ndërvarur nga steroidet dhe në ç’mënyrë mund të ndihmohen ata që janë të tillë.

One response to “Studim i ri mbi steroidet”

  1. neska says:

    meqe perddor inekcione betaferon,ato mua me kane dobesuar mjaft,prandaj desha tju parashtroj pyetjen: amundem te perdor steroide se kam frike mos me demtone meqe pij edhe multivitamine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031