Diabeti dhe kujtesa

E Martë, 19 Maj 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabetStudime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital  për shkak të  nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementja.Studimi i ri lë të kuptohet se njerëzit me diabet të tipit 2 mund të ndeshen me një rrezik në rritje për t’u prekur nga dementja  ndërsa moshohen.

Personat me nivele të larta sheqeri kanë më shumë gjasa të preken nga paaftësi në tru. Për here të parë, shkencëtarët tani kanë gjetur një lidhje midis nivelit të ulët të sheqerit në gjak dhe dementias tek diabetikët. Shkencëtarë nga Kaizer Permanente  morrën në shqyrtim mbi 16 mijë pensionistë me diabet të tipit 2. Ata vunë re se personat që kishin patur probleme të rënda për shkak të nivelit të ulët të sheqerit, dhe ishin shtruar në spital, kishin më shumë të ngjarë të prekeshin nga dementia. Vetëm një shtrim në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, shtonte 26 përqind rrezikun e prekjes nga dementia, ndërsa shtrimi 3 herë a më shumë në spital për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak, e rriste këtë rrezik në 94 përqind.

Niveli tepër i ulët i sheqerit i njohur se Hipoglycemia mund të dobësojë shtresën  mbrojtëse midis trurit dhe venave të gjakut. Në raste të rralla, dobësimi a dëmtimi i kësaj shtrese, si pasojë e hipoglycemisë, shkakton gjendjen e komës dhe dëmtim të përhershëm në tru.

Shkencëtarët thonë se studimi sugjeron që mjekët dhe pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm me ilaçet e diabetit, si insulina, e cila mund të nxisë episode të nivelit të ulët të sheqerit nëse doza e insulinës është shumë e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031