Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas

E Martë, 19 Maj 2009
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mishNdërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë krijon në spipërfaqen e mishit një ndryshim kimik që mund të shtojë rrezikun e kancerit në pankreas. Mjekët e shkollës së shëndetit publik pranë  universitetit të Minesotës vëzhguan 62 mijë persona për 9 vjet rresht. Gjatë studimit, ata vunë re se personat që parapëlqenin biftekë  shumë të pjekur kishin 60 përqind më shumë gjasa që të prekeshin nga kanceri në pankreas, një nga kanceret më vdekjeprurës deri më sot.

Në përgjithësi,  personat që kishin ngrënë shpesh mish të pjekur në zgarrë kishin 70 përqind gjasa të prekeshin nga kanceri në pankreas, në krahasim me personat e tjerë.

Ekspertët thonë se skuqja ose pjekja e mishit në zgarrë në temperaturë të larta, krijon në sipërfaqen e mishit substanca kimike që shkaktojnë kancer. Por në studim thuhet se kur mishi piqet në furrë ose zjehet   këto kimikate shkaktare të kancerit nuk krijohen.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje t’a lidhin përfundimisht mishin e pjekur në zgarrë me rrezikun e kancerit në pankreas sepse në këtë process, thonë ata, mund të ndikojë edhe dieta ushqimore që ndjek një person. Por si paralajmërim, autorët e studimit i këshillojnë njerëzit, që para se ta hanë mishin e pjekur,  duhet t’i heqin shtresën e djegur që krijohet nga pjekja e tepërt, si dhe t’a shmangin mishin e zgarrës kur ai është pjekur tej mase.

3 responses to “Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas”

  1. Dugi says:

    Info e mire!

  2. Yvette says:

    Thankfulness to my father who told me concerning this web site,
    this web site is truly remarkable.

  3. Shasta says:

    Right here is the perfect web site for anybody who would like to find
    out about this topic. You know a whole lot its almost hard to
    argue with you (not that I personally would want to…HaHa).
    You definitely put a new spin on a subject
    which has been discussed for a long time. Great stuff, just great!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031