Duhani dhe adoleshentët

E Martë, 02 Qershor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cigaretteLigjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pijnë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm nga midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15 vjeçarëve të ulet 20 përqind. Në vitin 1996, qeveria federale u dha urdhër shteteve të miratonin dhe zbatonin ligjet që ndalonin shitjen e cigareve për minorenët. Studimet tregojnë se këto ligje kanë qënë të sukseshme, duke ndikuar në rënien e pirjes së duhanit mes të rinjve në nivelin më të ulët që nga viti 1991.

Ekspertë nga shkolla mjekësore e Universitetit të shtetit Masaçusets, shqyrtuan nivelet e pirjes së duhanit mes të rinjve pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve. Ata vunë re një lidhje të drejtpërdrejtë midis zbatimit të detyruar të ligjit kundër shitjes së cigareve për adoleshentët dhe pakësimit të pirjes së duhanit në radhët e tyre.

Për të parë sesi zbatohen këto ligje, e për t’u siguruar që ato zbatohen, në shumë shtete, autoritetet dërgojnë qëllimisht në dyqanet që shesin cigare persona me letërnjoftime ku ata paraqiten nënmoshën e lejuar për të blerë cigare. Që kur këto shtetet  filluan të përdorin taktika të tilla, niveli i shitjes së cigareve për adeleshentët ka rënë shumë. Detyrimi për zbatimin e këtyre ligjeve solli një rënie prej 21 përqind të pirjes së duhanit mes fëmijëve të klasave të dhjeta.

Ekspertët thonë se për këtë pakësim kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, përfshi çmimet e larta të paketave të cigareve dhe ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike. Ekspertët janë tepër të inkurajuar nga rezultatet e studimit, por thonë se pirja e duhanit mes rinisë mbetet problem. Pavarësisht nga përparimi që tregohet në raport, më shumë se 12 përqind e amerikanëve nën moshën 19 vjec vazhdojnë të pijnë duhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930