Provim që parashikon Alcajmerin

E Martë, 02 Qershor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

alcajmerNjë provim i thjeshtë prej 15 pikësh mund të ndihmojë  në parashikimin e rrezikut të Alcajmerit tek të moshuarit. Në bazë të këtij provimi, personat që marrin më pak pikë ndodhen në rrezik më të ulët për t’u prekur nga kjo sëmundje. Studimet tregojnë se terapia me barna kundër alcajmerit është më e suksesshme kur ajo fillon ndërsa sëmundja ndodhet në fazë të herëshme,  por parashikimi se cili nga të moshuarit do të preket nga kjo sëmundje, përbën një sfidë për mjekët.

Një eksperiment i kohëve të fundit nga shkencëtarë pranë universitetit të Kalifornisë në San Francisko, tregon se një provim prej 15 pikash mund të ndihmojë në klasifikimin e të moshuarve me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë për t’u prekur nga Alcajmeri. Rezultatet e studimit u botuan në revistën Neurologji.

Gjatë këtij studimi, mjekët ua dhanë këtë provim 3 mijë të moshuarve. Në bazë të rregullave,  pjesmarrësit që ishin më të moshuar ose që kishin probleme të lehta me kujtesën marrin më shumë pikë. Por atyre iu dhanë pikë edhe se kishin  më pak faktorë të njohur rreziku si të qenit nënpeshë, mospirje të alkoholit dhe kohëzgjatja më shumë se 45 sekonda për të mbërthyer këmishën.

Rezultatet treguan se personat që morrën 3 pikë ose më pak ishin rreth 4 përqind në rrezik  për t’u prekur nga Alcajmeri brenda 6 vjetëve të ardhshëm. Ndërsa, personat që siguruan 8 pikë a më shumë ishin  në rrezik shumë të lartë, rreth 56 përqind.

Ekspertët thonë se ky provim mund t’i ndihmojë të moshuarit që të qetësohen nëse rreziku është i ulët, ose për t’i përgatitur shpirtërisht pacientët dhe familjet e tyre kur ky rrezik është i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930