Trajtim i pagjumësisë kronike

E Martë, 23 Qershor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
INSOMNIARreth 30 përqind e amerikanëve preken nga pagjumësia të paktën një here dhe gjithnjë e më shumë pancientë marrin ilaçe për t’i ndihmuar të flenë natën. Por studime të reja tregojnë se barnat përbëjnë vetëm zgjidhje të përkohëshme, në krahasim me terapinë me këshilla për të fjetur më mirë.
Thuajse cdo njeri ndonjëherë ka problem me gjumin. Por për 10 përqind të amerikanëve, pagjumësia është problem kronik, dhe mbetja pa gjumë gjatë natës krijon lodhje serioze gjatë ditës.

Çdo vit, pacientët marrin nga mjeku miliona receta për barna si Ambien, Lunesta e Sonata që luftojnë pagjumësinë.

Shkencëtarët në Kanada shqyrtuan për 6 muaj, rreth 160 pacientë me pagjumësi kronike. Pjesmarrësit iu nënshtruan terapisë vetëm me këshilla ose me këtë terapi të kombinuar me ilaç Ambien.

Gjatë terapisë me këshilla, pacientët mësuan mënyra të tilla; si të shkojnë në shtrat vetëm kur të ndjejnë se po u vjen gjumi; para se të shkojnë në shtrat të shmanging pije a ushqime që përmbajnë kafeinë; dhe të ngrihen nga shtrati çdo mëngjes në të njëjtën orë.

Shkencëtarët gjithashtu u shpjeguan pacientëve se është mit të mendohet se njeriu duhet të flejë 8 orë çdo natë.

Rezultatet e vëzhgimit treguan se pacientët përfituan më shumë kur fillimisht u trajtuan me terapi me këshilla së bashku me ilaçin Ambien dhe pas 6 muajsh kaluan vetëm në terapi me këshilla.

Shkencëtarët thonë se për t’i dhënë fund pagjumësisë kronike një here e përgjithmonë njeriu duhet të mësohet t’a luftojë pagjumësinë nëpërmjet zakoneve të shëndetëshme dhe jo duke marrë ilaçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930