Kanceri ne tru, menyra trajtimi

E Premte, 04 Shtator 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

surgery2Vdekja kohët e fundit e senator Ted Kenedit i ka bërë shumë njerëz më të vetëdijshëm rreth kancerit në tru, veçanërisht atij malinj të quajtur glioma, i cili morri jetën e senatorit.

 Gliomat malinje janë llojet më të shpeshta të kancerit në tru. Pak pacientë mbijetojnë, 18 muaj pas diagnostikimit me këtë lloj kanceri.

Doktor Xhon Sampson i univeristitetit Duke thotë se arsyeja e një prognoze të tillë është se në kancerin në tru luajnë rol shumë lloje qelizash; për shembull një qelizë reagon ndaj kimoterapisë; një tjetër ndaj rrezeve, por qeliza e tretë nuk reagon ndaj asnjë lloj trajtimi. Kjo e bën kancerin në tru mjaft të vështirë për t’a trajtuar e jo më pastaj për t’a kuruar.

Kohët e fundit, shkencëtarët pranë universitetit Duke kanë filluar provat për një vaksinë e cila mund të ndihmojë sistemin imunitar të trupit të godasë qelizat e kancerit në tru. Provat e deri tanishme klinike kanë treguar se pacientët po mbijetojnë dy herë më gjatë sesa parashikohej. Madje ka pacientë që duke marrë një vaksinë në muaj kane mundur të mbijetojë 5 vjet me kancer  në tru.

Eksperimente po bëhen edhe me barna që bllokojnë furnizimin me gjak të qelizave kanceroze dhe si rrjedhim tumoret jane zvogëlohuar deri në 60 përqind.

Shumë mjekë thonë se përdorimi i kombinuar  i disa mënyrave trajtimesh menjëherë pas diagnostikimit do të jetë ndoshta metoda më e mirë për të luftuar kancerin në tru.

One response to “Kanceri ne tru, menyra trajtimi”

  1. Petrit says:

    Astrit gjithmone pershendetje do te keshe bashke me stafin Tuaj per informacionet qe jep rreth shekncesh dhe shendetit.Pershendetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2009
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930