Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtazanisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave. Ilaçi kundër shtatzanisë i njohur si Depo provera, është një alternativë e përhapur mes grave sepse Depo provera merret me inxheksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzanisë.
Por studimi i ri paralajmëron gratë që marrin Depo provera se ky ilaç mund të jetë i dëmshëm për kockat e tyre.
Mjekët në Universitetin e Teksasit vëzhguan për dy vjet gjendjen shëndetësore të 95 grave që merrnin Depo provera dhe rregullisht analizuan gjendjen e kockave të tyre. Tek 50 përqind e grave në studim u vu re një rënie i konsiderueshëm i dendësinë minerale në kockën e shtyllës kurrizore. Kjo humbje densiteti mund të çojë në rrezik për frakturë apo thyerje. Depo provera, gjithashtu krijon një çrregullim hormonal, që shkakton parandalimin e shtatzanisë dhe njëkohësisht dobëson strukturën e kockës.
Studime të mëparëshme kanë lënë të kuptohet se shëndeti i kockave përmirësohet kur gratë ndërpresin marrjen e Depo proverës. Por kjo nuk është e sigurt, prandaj mjekët këshillojnë gratë që t’a kufizojnë marrjen e Depo proverës deri në jo më shumë se dy injeksione në dy vjet.
Gratë që pijnë duhan janë më në rrezik për dobësimin e kockave, thotë studimi, dhe për të pakësuar këtë rrezik, cigarja duhet lënë. Për forcimin e kockave, mjekët gjithashtu rekomandojnë marrjen e kalciumit dhe vitaminës D.