Transplantimi i parë me sukses i laringut

E Martë, 09 Shkurt 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet  që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit.  Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë. Linda De Croock (Kruk) jeton tani çdo ditë pa dhimbje. Kjo në sajë të një laringu marrë nga një njeri i vdekur dhe transplantuar në qafën e saj dhe në gjoks.

Një aksident me makinë gati tre vjet më parë shkatërroi laringun e saj. Jeta iu kthye në agoni. Me dhimbje të vazhdueshme e në vështirësi për të marrë frymë dhe Linda nuk kishte më dëshirë për të jetuar.

Në shtëpinë e tyre në Kosovë ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnë e flasin se si ishte jeta e tyre para  operacionit, i cili transformoi jetën e Lindës.

Linda thotë se para operacionit ishte gjithmonë e sëmurë. Dhimbjet i kishte të vazhdueshme, veçanërisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymë dhe kjo e pengonte të flinte.  Gjatë gjithë kohës ajo ishte në varësi të dhimbjeve. Kjo e bënte të ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.

Nisma për transplantimin e laringut u ndërmorr nga kirurgu Pierre Delaere, profesor në universitetin Leuven në Bruksel.

Për të zevendësuuar disa centimetra laring për një kuirurg mund të duket e thjeshtë, por doktor Delaere ka pasur sukses në një pjesë operimi jashtëzakonisht të vështirë.

Pjesë e ndërlikuar nuk ishte për të zëvendësuar pjesë të tubit, por të siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa këtë, indet vdesin.

Javë, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndërsa kirurgët shartuan trakenë e dhuruesit të këtij organi në krahun Lindës dhe pastaj e vendosën atë në pozicionin përfundimtar.

Laringu i transplantuar u desh të pozicionohej në krah, sepse ishte e domosdoshme që të mbahej i palëvizur.

Në qoftë se trakeja do të ishte transplantuar menjëherë në gjoks, lëvizja që do të krijohej gjatë i frymëmarrjes së pacientit do të shqetësonte a pengpnte punën e enëve të gjakut.

Membrana mukusit u marrë nga goja e Lindës u përdor për përputhjen a ngjitjen e  tubit të laringut në pozicionin e duhur.

Edhe pse De Croock e kishte të  nevojshme për të merrte barna immuno-suppressant për të ndaluar organizmin që të refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndërprerë këtë ilaç.

Kjo në vetvete është jetike, sepse immuno-suppressantët kanë shumë efekte anësore, e mund të shkaktojnë tumore dhe diabet.

Ndërsa këto rreziqe mund të kosiderohen të pranueshme, kur njeriu kërcënohet seriozisht nga  rreziku i prekjes së  organeve tepër jetike siç është zemrat, marrja e immuno-suppressantëve nuk është konsideruar si rrezik i pranueshëm për pacientët si Linda.

Pas vendosjes së laringut, plaga u mbulua me garzë në mënyrë që kirurgët mund t’i shpojnë vazhdimisht enët e gjakut për të siguruar që laringu të furnizohej mjaftueshëm me të gjak të freskët.

Vetëm tre muaj pas operacionit, në dy krahët dhe në qafën e Lindës, plagët u mbyllën plotësisht.

Profesor Delaere thotë se transplantimi i trakesë është tepër i vështirë pasi enët e gjakut janë tepër të vogla për të rivendosur  furnizimin me gjak.

Ky kompleksitet i operacionit është edhe një arsye përse deri tani janë kryer shumë pak ose aspak transplantime të laringut.

Ekspertë në fushën e transplantimeve thonë se suksesi i këtij operacioni tregon gjithashtu se një ditë mjekët do të jenë në gjendja ta përdorin trupin e pacientit si një bioreaktor për rritjen e indeve të veta. Kjo, thonë ata, do të shmangte edhe përdorimin e barnave imuno-supresantë tek pacientët me organe të transplantuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2010
M T W T F S S
« Jan   Mar »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728