Pirja e duhanit, shkak për mospunësim

E Enjte, 18 Shkurt 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që njerëzit që pijnë duhan ankohen për diskriminim. Këto ankesa po shtohen tani, ndërsa një numër në rritje të punëdhënësish në Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë t’i punësojnë ata. Në se pini duhan, as mos e merrni mundimin të aplikoni për punë në spitalin Memorial të shtetit Tennessi. Ky shtet është gjithashtu një nga rajonet kryesore të kultivimit të bimës së duhanit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i spitalit, James Hobson, thotë se rregulli për mospirjen e duhanit lidhet me masat për krijimin e kushteve për një jetesë të shëndetëshme për mbarë komunitetin.

Personat që kërkojnë të punësohen në këtë spital duhet t’i nënshtrohen analizave, që tregojnë nëse ata janë ose jo duhanpirës. Dhe në fund punësohet ai ose ajo që nuk pi duhan.

Por shumë nga personeli nuk janë të kënaqur me rregullat e reja. Kristi Edmondson është infermiere në këtë spital. Ajo gjithashtu pi duhan. Krisi  thotë se autoritetet e spitalit nuk duhet t’u diktojnë punonjësve se cfarë të bëjnë në kohën jashtë orarit të punës.

Por mospunësimi i duhanpirësve ndodh edhe në pjesë të tjera të Shteteve e Bashkuara. Punëdhënësit, duke filluar që nga linjat ajrore në Alaska, në Klinikën e Klevelandit në Ohajo e deri  në qarkun e  Sarasotës në Florida, nuk punësojnë duhanpirës.

Lewis Maltby, është President i Institutit Kombëtar për të drejtat e punës. Ai thotë se një praktikë e tillë mund t’u hapë rrugën shumë masave që nuk kanë lidhje duhanin,  përfshi mospunësimin e atyre që hanë shumë, apo atyre që kanë më shumë se një partner seksual.  Kohët e fundit, një linjë ajrore nuk lejoi një njeri mbi peshë që të udhëtonte me aeroplan edhe pse ai ofroi të paguante për dy ndenjëse ku të ulej. Gjithashtu, raste kanë ndodhur që një person është pushuar nga puna, sepse shefi i tij e kishte parë duke pirë alkohol të shtunën, dhe shefi mendonte se pirja  është mëkat.

Dallime a diskriminime të tilla bazohen në ligj, me përjashtim të shteteve që kanë miratuar ligje për mbrojtjen e punonjësve që pijnë duhan.  30 shtete amerikane dhe Distriktin e Kolumbias ose kryeqytetin Uashington, kanë ligje që mbrojnë duhanpirësit.

Lewis Maltby thotë se njerëzit shpesh nuk e kuptojnë fuqinë që punëdhënësi mund të ketë mbi jetën e tyre private.

“Shumica e njerëzve mendojnë se kanë të drejtën e lirisë së fjalës, por ata nuk e dinë se liria e tyre e shprehjes zhduket kur është fjala për pirjen e duhanit. Në këto raste,  punëdhënësit përdorin politika të ashpra duke argumentuar se çështjet e shëndetit janë të rëndësishme dhe ata duhet vënë dorë”.

Për sa kohë që ligji është në anën e tyre, dhe për sa kohë që shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga duhani rriten, këto politika mund të përhapen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2010
M T W T F S S
« Jan   Mar »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728