Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.
Filmat me pamje 3-Dimensionalë (3-D), si filmi Avatar, i bëjnë shikuesit të mahniten. Kjo dramë epike e zhanrit fanta-shkencë, i dha çmimin Globi i Artë drejtorit dhe regjisorit, James Cameron.
Ata që e kanë parë thonë se filmi Avatar krijon 3 efekte njëherësh edhe tek shikuesi, i cili tërhiqet, shtanget, argëtohet. Por një studim i kryer nga ekspertë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley tregon se filmat 3-D mund të shkaktojnë lodhjen e syve. Normalisht, kur një person sheh gjërat pranë, sytë shtyhen përpara, dhe anasjelltas, sytë tërhiqen brenda kur personi përpiqet të shohë gjërat larg.
Martin Banks, profesor i optometrisë në universitetin e Kalifornisë në Berkeley, thotë se 3-Dimensionaliteti i figurës e prish këtë rutinë veprimi, sepse ato kur shohin 3-D, sytë fokusohen njëkohësisht në pamjet larg dhe afër. Dhe kjo shkakton tendosje të syve, që pasohet me dhimbje koke e shikim të paqartë.
Profesor Banks i tha Zërit të Amerikës se, ia ka parashtruar këto probleme prodhuesve të filmave në Hollivud dhe ata janë treguar të hapur dhe të gatshëm për të bërë çështë e mundur që në të ardhmen të përdorin efekte pamore që ndikojnë në pakësimin e lodhjes së syve.
Por ekspertët thotë se ndryshimet vetëm mund t’a minimizojnë problemin, dhe jo t’a eleminojnë atë. 3-Dimensionaliteti në filma tashmë është i pranishëm, ndërsa gjatë 5 vjetëve të ardhshëm parashikohet një shtim i dukshëm i përdorimit të efekteve të tilla edhe në televizion.